23.10.2026Moti në Fier
Fieri Sot
⌕
Gjuhët

Përkthe faqen me shërbim të jashtëm:

EnglishItalianoΕλληνικά

Zjarr i fuqishëm në Kalivaç të Mallakastrës, ndërhyrje nga ajri me avion

admin · 08.08.2026 · 1 min lexim

Një vatër e re zjarri është rishfaqur në Mallakastër, këtë herë në zonën e Kalivaçit, ku situata paraqitet shqetësuese për shkak të përhapjes së shpejtë të flakëve.

Për shuarjen e zjarrit po ndërhyhet edhe nga ajri me avion, ndërsa në terren janë angazhuar strukturat zjarrfikëse dhe forcat e policisë.

Policia ka ndërhyrë menjëherë për evakuimin e disa familjeve, pasi flakët kanë përfshirë sipërfaqe të mëdha dhe po rrezikojnë banesat dhe banorët e zonës.

Era e fortë po favorizon përhapjen e zjarrit dhe po e vështirëson punën e forcave në terren. Deri tani raportohen dëme të konsiderueshme në bimësi.

Të gjitha strukturat janë angazhuar për izolimin dhe shuarjen e flakëve, të cilat po përhapen në drejtim të fshatrave Hekal, Panahor, Riban dhe Ngraçan.Situata mbetet nën monitorim, ndërsa ndërhyrja nga toka dhe ajri vijon për të parandaluar afrimin e zjarrit pranë zonave të banuara.

Si e vlerëson këtë lajm?

Hyr në llogari për të votuar · Një votë për lajm.

Komentet

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *