23.10.2026Moti në Fier
Fieri Sot
⌕
Gjuhët

Përkthe faqen me shërbim të jashtëm:

EnglishItalianoΕλληνικά

Zjarri në Drenie të Patosit, 30 zjarrfikës dhe ndërhyrje nga ajri për shuarjen e flakëve

admin · 12.08.2026 · 1 min lexim

Vijon puna për izolimin e vatrës së zjarrit në zonën e Drenies, në Patos, ku flakët kanë qenë aktive prej disa ditësh.

Në terren janë angazhuar 30 efektivë zjarrfikës, të cilët po punojnë për vënien nën kontroll të zjarrit dhe për parandalimin e përhapjes së flakëve në zona të tjera.

Situata paraqitet e vështirë për shkak të intensitetit të zjarrit dhe terrenit, ndërsa ekipet zjarrfikëse vijojnë ndërhyrjen në zonën e prekur.

Për shkak të përmasave të flakëve, gjatë ditës së martë u bë e nevojshme edhe ndërhyrja nga ajri. Dy avionë u angazhuan për shuarjen e zjarrit dhe për të ndihmuar në izolimin e vatrave aktive.

Si e vlerëson këtë lajm?

Hyr në llogari për të votuar · Një votë për lajm.

Komentet

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *