Physical Address
304 North Cardinal St.
Dorchester Center, MA 02124
Physical Address
304 North Cardinal St.
Dorchester Center, MA 02124
Lajme reale, shpejt e qartë
Lajme reale, shpejt e qartë

Situata nga zjarri në Mallakastër është përkeqësuar sërish.
Flakët në fshatin Riban janë përhapur gjatë natës, duke krijuar rrezik të shtuar për masivin pyjor të fshatit Lofkënd.
Operacioni po zhvillohet në dy drejtime, në Riban dhe Lofkënd, ku janë angazhuar 65 zjarrfikës dhe forca bashkiake nga Mallakastra, Fieri, Roskoveci, Berati dhe Kuçova, dy autobote me ujë, ndërsa pritet të ndërhyjnë edhe rreth 40 ushtarë të Forcave të Armatosura.
Ndërhyrja po bëhet edhe nga ajri, me një helikopter dhe një avion.Terreni i vështirë, bimësia e dendur, shtrirja e madhe e zjarrit dhe era po e bëjnë shumë të vështirë ndërhyrjen nga toka.
Për këtë arsye ka nisur ndërhyrje me helikopter, me qëllim izolimin e vatrës.
Fshati Riban i Mallakastrës u përball edhe dje me një situatë të vështirë nga zjarret, çka bëri që disa familje të evakuohen.
Policia ka dyshime se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm dhe për ka nisur hetimet, ndërsa disa persona janë shoqëruar.