Pa kaluar shumë kohë nga shkarkimi i drejtoreshës së SHISH, Vlora Hysenit, e cila është nën hetim nga SPAK, në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror u vendos përkohësisht një zyrtar i brendshëm i shërbimit.
Elvis Lila, drejtor i Departamentit Operativ në SHISH, mori kompetencat me afat dhe të kufizuara derisa të emërohet drejtori i ri, bazuar në një vendim të kryeministrit që u botua menjëherë në Fletoren Zyrtare. Në këtë vendim urdhërohet se Elvis Lilës i delegohen përkohësisht kompetencat administrative të Shërbimit Informativ Shtetëror.
Drejtimi i SHISH në mënyrë të komanduar do të jetë në fuqi deri ditën kur në krye të këtij institucioni të emërohet drejtori i ri, që sipas burimeve të gazetares të Top Channel, Anila Hoxha, deri më tani janë në tavolinë për kreun e ardhshëm të SHISH disa emra, shumica kandidatë jashtë institucionit.
A e njeh këtë vend në Fier?
Prek dy pjesë për t’u ndërruar vendet dhe plotëso fotografinë.
Derisa kjo të qartësohet publikisht nga vendimmarrja që do merret nga kreu i qeverisë, Elvis Lila, i komanduar përkohësisht, ka kompetenca vetëm mbi çështje të administrimit, siç janë firmosjet e listëpagesave të stafit dhe punonjësve. Administrimi i SHISH nga Lila e kufizon shefin e komanduar që të nisë procedura dhe të kryejë veprime të rëndësishme, si për shembull përgjimet.

