Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e së martës në Tropojë, ku katër punonjës të bashkisë kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike. Për pasojë, dy kanë ndërruar jetë, ndërsa dy të tjerët kanë mbetur të plagosur.
Sipas informacioneve, njëri prej viktimave është identifikuar si Muhamet Sylisufaj. Raportohet se ata kanë qenë duke punuar për prerjen e pemëve tek një shtyllë elektrike kur kanë rënë në kontakt me energjinë.
Të plagosurit janë dërguar për marrjen e ndihmës mjekësore, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes.
Në vendngjarje kanë mbërritur edhe shërbimet përkatëse, të cilat po punojnë për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.

