09.11.2026Moti në Fier
Fieri Sot
Gjuhët

Përkthe faqen me shërbim të jashtëm:

EnglishItalianoΕλληνικά

Nga Mevlan Shanaj te Luftar Paja, 36 figura publike kundër shkrirjes së Patosit me Fierin

admin · 25.09.2026 · 3 min lexim

Intektualë të njohur, përfshirë aktorë, avokatë e shkrimtarë janë shprehur kundër shkrirjes së bashkisë së Patosit dhe bashkimit me Fierin.

Në një letër drejtuar kryetarit të kuvendit, komisionit të posaçëm parlamentar për reformën administrativo-territoriale, kryetarit të grupit parlamentar të partisë socialiste ata shprehen se duhet të kryhet dhe të bëhet publike një analizë e plotë, objektive dhe e verifikueshme mbi funksionalitetin e Bashkisë Patos; kapacitetin e saj administrative, strukturën ekonomike të territorit.

“Në kuadër të procesit të Reformës Administrativo-Territoriale, paraqesim këtë parashtresë lidhur me statusin territorial dhe administrativ të Bashkisë Patos.

Argjendari Enklev — Telefon, Facebook dhe Instagram

Komuniteti i Patosit kërkon që, përpara çdo vendimmarrjeje për ndryshimin e statusit të kësaj bashkie ose për bashkimin e saj me Bashkinë Fier, të kryhet dhe të bëhet publike një analizë e plotë, objektive dhe e verifikueshme mbi:

funksionalitetin e Bashkisë Patos;

kapacitetin e saj administrativ;

kapacitetin financiar;

strukturën ekonomike të territorit;

karakteristikat demografike;

veçoritë gjeografike;

aksesin e qytetarëve në shërbime;

historinë administrative;

identitetin shoqëror dhe kulturor;

ndikimin e industrisë së naftës dhe gazit;

kostot dhe përfitimet e një bashkimi të mundshëm me Fierin;

alternativat ndaj bashkimit.

Pozicioni i komunitetit është se Bashkia Patos duhet të ruhet si njësi e veçantë e vetëqeverisjes vendore”, thuhet në letër.

Emrat qe kane nenshkruar

Ne, hartuesit dhe nënshkruesit e kësaj parashtrese dhe kërkese, të lidhur historikisht me Bashkinë
Patos, si të lindur, që jetonim ose jetojmë, apo kemi punuar dhe punojmë në territorin e saj :

  1. Av. Idajet Beqiri
  2. Mevlan Shanaj – regjisor, producent, Artist i Popullit
  3. Petro Koçi – politikan, ish-deputet
  4. Kiço Londo – regjisor, producent
  5. Baftjar Zeqaj – ish-Kryetar i Bashkisë Patos dhe Fier, ish-deputet
  6. Rauf Troka – ish-Prefekt i Qarkut Fier
  7. Myzelejen Hoxha – shkrimtar, ish-Kryetar i Bashkisë Patos
  8. Zhani Ciko – Mjeshtër i Madh, kompozitor, dirigjent
  9. Bujar Alimani – regjisor, producent
  10. Prof. Fatmir Shehu
  11. Ing. Tajar Hysi
  12. Ing. Vlashi Fili
  13. Aleksandër Bojaxhi – Mjeshtër i Madh, Kryetar i Shoqatës së Alpinistëve të Shqipërisë
  14. Tasim Alia – shkrimtar
  15. Ing. Spiro Çobo
  16. Leonidha Druga – fizikant
  17. Ing. Ilia Muzina
  18. Av. Artan Hajdari
  19. Ing. Murat Alia – shkrimtar
  20. Ing. Kleanthi Dushi – shkrimtar
  21. Musa Goxhaj – Kryetar i Shoqatës Naftëtari
  22. Ing. Novrus Toska
  23. Bashkim Velçani – Kryetar i Shoqatës së Pensionistëve
  24. Ing. Artan Velçani
  25. Pëllumb Bënça – Kryetar i Shoqatës Labëria, Dega Patos
  26. Harun Nazëraj – Kryetar i OVP të LANÇ-it Patos
  27. Novruz Toska – Kryetar i Shoqatës së Dëshmorëve të Atdheut, Patos
  28. Bujar Muçaj – shkrimtar, Kryetar i Shoqatës Atdhetare Kulturore Mallakastra, Dega
    Patos
  29. Ing. Kozma Sako
  30. Luftar Paja – Artist i Popullit
  31. Gazmend Paja – aktor
  32. Hasan Bregu – aktor
  33. Bilbil Mema – gjeneral
  34. Ing. Luçi Pleqi
  35. Fatmir Goxhaj – ish-futbollist i “Punëtorit” Patos
  36. Av. Andon Beta,

Si e vlerëson këtë lajm?

Hyr në llogari për të votuar · Një votë për lajm.

Komentet

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *