Aktualitet

Pagat e magjistratëve, kryeministri Rama: Duan rrogë 2 mijë euro më të lartë se kolegët grekë

Pagat e magjistratëve, kryeministri Rama: Duan rrogë 2 mijë euro më të lartë se kolegët grekë
FieriSot · Foto ilustruese

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për ngërçin me pagat e magjistratëve sot në 13 shtator.

Rama shprehet se një gjykatës në Shqipëri, që sapo e ka nisur punën, merr 500 euro më tepër se kolegu i tij në Greqi. Shton se gjykatësit dëshirojnë tashmë 2 mijë euro më tepër rrogë se një koleg i tyre në shtetin grek.

Më tej, kreu i qeverisë deklaron se me vendimin e marrë nga KLP dhe KLGJ, paga duhet të rritet 3000 euro më shumë se një koleg në Malin e Zi.

“Një gjykatës fillestar sot në Shqipëri merr 500 Euro pagë më të lartë se sa kolegu në Greqi dhe me vendimin e marrë vetë Zot vetë Shkop, paga duhet të rritet 2000 Euro më shumë në muaj se sa kolegu grek dhe 3000 Euro më shumë se sa kolegu në Malin e Zi”, shkruan kryeministri Rama në X.

Një gjykatës fillestar sot në Shqipëri merr 500 Euro pagë më të lartë se sa kolegu në Greqi dhe me vendimin e marrë vetë Zot vetë Shkop, paga duhet të rritet 2000 Euro më shumë në muaj se sa kolegu grek dhe 3000 Euro më shumë se sa kolegu në Malin e Zi…