25.10.2026Moti në Fier
Fieri Sot
Gjuhët

Përkthe faqen me shërbim të jashtëm:

EnglishItalianoΕλληνικά

Pas punishtes, flakët i djegin edhe banesën çiftit të moshuar në Levan

admin · 07.09.2026 · 1 min lexim

Vetëm tre ditë më parë, Barjam Sulejmanit iu dogj punishtja në Levan ku kishte punuar për më shumë se 30 vite, ndërsa sot flakët i kanë shkrumbuar edhe banesën ku jetonte me qira së bashku me bashkëshorten.

Çifti ka mbetur tashmë në qiell të hapur dhe pret ndihmën e fqinjëve për të gjetur një strehë.

Sipas banorëve, shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike.

Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të zjarrfikësve, banesa nuk ka mundur të shpëtohet.

Fatmirësisht, nuk ka persona të lënduar, ndërsa dëmet janë vetëm materiale.

Si e vlerëson këtë lajm?

Hyr në llogari për të votuar · Një votë për lajm.

Komentet

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *