26.10.2026Moti në Fier
Fieri Sot
Gjuhët

Përkthe faqen me shërbim të jashtëm:

EnglishItalianoΕλληνικά

Aksident i dytë brenda pak ditësh në Sheq të Madh, dëmtohet sërish një shtyllë. Banorët kërkojnë kufizues shpejtësie

admin · 06.10.2026 · 1 min lexim

Një aksident është shënuar në lagjen Sheq i Madh në Fier, ku një kamionçinë ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në krahun tjetër të rrugës, duke dëmtuar edhe një shtyllë ndriçimi.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se automjeti lëvizte me shpejtësi mbi normën e lejuar. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për dokumentimin e aksidentit.

Banorët shprehen të shqetësuar për shpejtësinë e lartë në këtë segment, veçanërisht gjatë natës, ndërsa kërkojnë nga Bashkia masa për kufizimin e shpejtësisë, përfshirë vendosjen e penguesve fizikë.

Vetëm katër ditë më parë, në të njëjtën zonë, një tjetër aksident dëmtoi një shtyllë ndriçimi.

Si e vlerëson këtë lajm?

Hyr në llogari për të votuar · Një votë për lajm.

Komentet

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *