Kryeministri Edi Rama përsëriti sot ftesën për dialog me studentët dhe protestuesit për të pestën ditë me radhë.
Kreu i qeverisë zgjodhi të vendosë para Kryeministrisë një tryezë betoni në formën e sofrës në të cilën është shkruar “dialog”, rreth së cilës janë vendosura disa ulëse si jastëkë, për të ftuar protestuesit në tryezën e bisedimeve.
Kjo është dita e pestë radhazi që kryeministri Rama përsërit kërkesën për dialog, ndërsa më herët karriget e vendosura prej tij janë hequr dhe thyer nga protestuesit, si shenjë refuzimi për të dialoguar me kreun e qeverisë.



Leave a Reply