31.10.2026Moti në Fier
Fieri Sot
Gjuhët

Përkthe faqen me shërbim të jashtëm:

EnglishItalianoΕλληνικά

Studentët e Infermierisë dhe Teknikët e Imazherisë nisin praktikën në spitalin “Memorial” Fier

admin · 09.10.2026 · 1 min lexim

Spitali Rajonal Memorial i Fierit, në bashkëpunim të ngushtë me Urdhrin e Infermierit (Dega Fier), ka mirëpritur studentët e degës së Infermierisë si dhe teknikët e ardhshëm të imazherisë për zhvillimin e praktikës së tyre profesionale.​

Gjatë kësaj periudhe, studentët do të kenë mundësinë të ndërthurin njohuritë e marra teorike me përvojën e drejtpërdrejtë klinike, pranë ambienteve moderne dhe nën monitorimin e stafit mjekësor të spitalit.

Ky hap synon përgatitjen e tyre me standardet më të larta për të hyrë me siguri dhe profesionalizëm në tregun e punës.​Spitali Rajonal Memorial i uron të gjithë praktikantëve shumë suksese në këtë rrugëtim të rëndësishëm profesional në shërbim të shëndetit dhe komunitetit.

Si e vlerëson këtë lajm?

Hyr në llogari për të votuar · Një votë për lajm.

Komentet

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *