Studentët kanë dalë sërish në protestë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe duke kundërshtuar qeverisjen e tij.
Ashtu siç ishte paralajmëruar, ka nisur protesta e studentëve këtë të mërkurë, para Ministrisë së Arsimit. Të rinjve u janë bashkuar edhe disa pedagogë dhe qytetarë të Tiranës.
Më herët, Policia dërgoi pranë institucionit një autobot ujëhedhës, ndërsa efektivët janë vendosur pranë Rrugës së Durrësit.
Studentët kanë lajmëruar se do të zhvillojnë protesta dy herë në javë, të mërkurave dhe të shtunave.
Në të gjitha protestat e mëparshme nuk kanë munguar përplasjet me forcat e rendit, të cilët janë qëlluar me gurë, ndërsa janë kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës dhe ujë me presion.
Ndryshe nga protestat e të shtunave, këtë herë deputetët dhe mbështetësit e Partisë Demokratike nuk i janë bashkuar zyrtarisht tubimit.
Kujtojmë që të rinjtë kanë refuzuar dialogun me kryeministrin Rama, por i kërkojnë atij largimin përmes dorëheqjes.



Leave a Reply