13.11.2026Moti në Fier
Fieri Sot
Gjuhët

Përkthe faqen me shërbim të jashtëm:

EnglishItalianoΕλληνικά

Nis devijimi i trafikut në autostradën Tiranë-Durrës, ja segmenti ku do të ketë kufizime nga kjo e premte

admin · 13.11.2026 · 2 min lexim

 Autoriteti Rrugor Shqiptar informon se nga dita e sotme, do të nisin punimet e parashikuara, për plotësimin e punimeve dhe përmirësimi estetik nga sheshi Shqiponja deri te nënkalimi i Limuthit.

Projekti përfshin ndërtimin e mbikalimeve për këmbësorët, gjelbërimin e segmentit rrugor, realizimin e sistemit të ndriçimit rrugor, si dhe përmirësimin e shtresave asfaltike në segmentin nga Sheshi Shqiponja deri në pikën e lidhjes me autostradën e re. Gjithashtu, do të realizohen edhe punime të tjera të parashikuara në projekt.

Sipas ARRSH-së, gjatë zhvillimit të punimeve, në zbatim të planit të menaxhimit të trafikut, do të bëhet devijimi i përkohshëm i njërës prej korsive të qarkullimit, duke garantuar vijimësinë e lëvizjes së mjeteve në korsitë e tjera të disponueshme.

Argjendari Enklev — Telefon, Facebook dhe Instagram

ARRSH informon se kontraktori ka marrë masat e nevojshme për organizimin e trafikut, vendosjen e sinjalistikës së përkohshme dhe zbatimin e të gjitha masave të sigurisë rrugore, me qëllim garantimin e sigurisë së përdoruesve të rrugës dhe të personelit që në kantier.

Në njoftimin e ARRSH, thuhet se kërkohet mirëkuptim nga ana e drejtuesve të mjeteve gjatë zhvillimit të punimeve, si dhe respektim i sinjalistikës së përkohshme dhe udhëzimeve të punonjësve në terren.

Si e vlerëson këtë lajm?

Hyr në llogari për të votuar · Një votë për lajm.

Komentet

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *