Sot, Prefekti i Qarkut Fier zhvilloi një takim me përfaqësues të Komitetit Kombëtar të Digave të Mëdha, bashkive dhe institucioneve përgjegjëse, me qëllim vlerësimin e gjendjes së sigurisë së digave në territorin e Qarkut Fier.
Gjatë takimit u diskutua mbi problematikat e evidentuara, përgjegjësitë institucionale, nevojën për mirëmbajtjen dhe monitorimin e vazhdueshëm të digave, si dhe hartimin e projekteve konkrete për rehabilitimin e tyre dhe aplikimin në thirrjet e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.
Parandalimi, koordinimi institucional dhe ndërhyrja në kohë janë thelbësore për garantimin e sigurisë së qytetarëve, mbrojtjen e pronës dhe minimizimin e rrezikut nga përmbytjet.



Leave a Reply