Një aksident i rëndë rrugor i ka marrë jetën një 72-vjeçari në aksin Levan–Vlorë.
Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, kur një 58-vjeçar, duke drejtuar automjetin, ka goditur me pasqyrën e makinës këmbësorin 72-vjeçar, banues në fshatin Levan.
Si pasojë e goditjes, i moshuari është rrëzuar në rrugë dhe më pas është përplasur nga një automjet tjetër, me drejtues një 29-vjeçar, i cili dyshohet se është larguar nga vendi i aksidentit.
Për pasojë, 72-vjeçari ka humbur jetën nga plagët e marra.
Në lidhje me ngjarjen, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan dy drejtuesit e automjeteve, 58 dhe 29 vjeç, të dy banues në Fier.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.



Leave a Reply