Home Lajme nga vendi E rëndë në Pogradec, një 30-vjeçar hidhet nga varka në liqen dhe ndërron jetë

E rëndë në Pogradec, një 30-vjeçar hidhet nga varka në liqen dhe ndërron jetë

0
E rëndë në Pogradec, një 30-vjeçar hidhet nga varka në liqen dhe ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Pogradec, ku një 30-vjeçar nga Maliqi ka humbur jetën pasi është hedhur nga një varkë me pedalinë në liqen.

Sipas të dhënave paraprake, i riu, Kertis Rizvani, dyshohet se është hedhur në ujë për t’u larë, por ka humbur jetën pasi është mbytur.

Në momentin e ngjarjes, ai ka qenë në varkë te vogel me pedaline së bashku me dy persona të tjerë.

Mësohet se zona ku ka ndodhur ngjarja ka edhe roje plazhi, ndërsa paraprakisht dyshohet se i riu mund të ketë qenë në një pjesë të thellë të liqenit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here