Home Aktualitet Denoncimi i Tabakut: Për fermerët nuk gjenden zgjidhje, për bizneset pranë qeverisë ka status strategjik

Denoncimi i Tabakut: Për fermerët nuk gjenden zgjidhje, për bizneset pranë qeverisë ka status strategjik

0
Denoncimi i Tabakut: Për fermerët nuk gjenden zgjidhje, për bizneset pranë qeverisë ka status strategjik

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka denoncuar atë që e cilëson si një tjetër shembull të “shtetit personal”, ku politikat fiskale të qeverisë nuk u shërbejnë sektorëve të gjerë të ekonomisë, por një rrethi të kufizuar kompanish të privilegjuara.

Në një reagim në rrjetet sociale, Tabaku ka krahasuar refuzimin e vazhdueshëm të kërkesave të fermerëve dhe blegtorëve për lehtësimin e TVSH-së me nismën e fundit të qeverisë për të përfshirë në listën e makinerive të përjashtuara nga TVSH-ja edhe ato që përdoren ose do të përdoren nga kompania KAYO.

“Si ta kuptojmë shtetin personal? Është folur gjatë për ligjet me porosi dhe shtetin personal. Megjithatë, ka ende qytetarë që pyesin se si mund të dallohet një politikë e tillë. Ja një shembull i freskët”, shkruan Tabaku.

Sipas saj, fermerët dhe blegtorët kërkojnë prej më shumë se një mandati lehtësimin e TVSH-së për bujqësinë, një sektor që përbën rreth 15% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, punëson një pjesë të konsiderueshme të shqiptarëve dhe po përjeton një prej rënieve më të forta në ekonomi.

Tabaku thekson se kjo kërkesë është refuzuar vazhdimisht nga ministrat përgjegjës gjatë diskutimeve në Komisionin për Ekonominë dhe Financat, ndërsa për kompani të lidhura me interesat e qeverisë krijohen me shpejtësi lehtësi të posaçme.

“Për bujqit nuk gjendet zgjidhje. Për kompanitë pranë oborrit qeveritar gjenden menjëherë përjashtime fiskale, status investitori strategjik dhe tokë publike”, shprehet deputetja demokrate.

Ajo sjell si krahasim edhe politikat e vendeve të rajonit, të cilat aplikojnë norma më të ulëta për produktet e shportës ushqimore dhe mbështesin konkurrueshmërinë e prodhimit vendas. Në Shqipëri, sipas Tabakut, qeveria vazhdon t’i rëndojë fermerët me TVSH, të dobësojë produktet “Made in Albania” dhe të nxisë informalitetin.

“Një qeveri në krah të një pakice të privilegjuar dhe kundër shumicës së harruar. Ky është shteti personal. Ky është sistemi socialist”, përfundon Tabaku.

Reagimi i plote:

Si ta kuptojmë shtetin personal?

Është folur gjatë për ligjet me porosi dhe shtetin personal. Megjithatë, ka ende qytetarë që pyesin se si mund të dallohet një politikë e tillë.

Ja një shembull i freskët.

Pak javë më parë, qeveria ndërmori një nismë për të përfshirë në listën e makinerive të përjashtuara nga TVSH-ja edhe ato që përdoren ose do të përdoren nga kompania KAYO.

Ndërkohë, prej më shumë se një mandati, fermerët dhe blegtorët kërkojnë lehtësimin e TVSH-së për bujqësinë—një sektor që përbën rreth 15% të PBB-së, punëson një pjesë të madhe të shqiptarëve dhe po përjeton një nga rëniet më të forta në ekonominë tonë.

Në çdo diskutim në Komisionin për Ekonominë dhe Financat, ministrat përgjegjës për bujqësinë e kanë refuzuar këtë kërkesë.

Për bujqit nuk gjendet zgjidhje. Për kompanitë pranë oborrit qeveritar gjenden menjëherë përjashtime fiskale, status investitori strategjik dhe tokë publike.

Vendet e rajonit aplikojnë norma më të ulëta për produktet e shportës ushqimore, duke i bërë prodhuesit e tyre më konkurrues. Qeveria socialiste, përkundrazi, vazhdon t’i rëndojë fermerët me TVSH, të dobësojë produktet “Made in Albania” dhe të ushqejë informalitetin.

Një qeveri në krah të një pakice të privilegjuar dhe kundër shumicës së harruar.

Ky është shteti personal. Ky është sistemi socialist.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here