20.10.2026Moti në Fier
Fieri Sot
⌕
Gjuhët

Përkthe faqen me shërbim të jashtëm:

EnglishItalianoΕλληνικά

Itali/ Shqiptari hidhet me makinë në det, dyshohet se donte të vriste gruan! Arrestohet nga policia

admin · 20.08.2026 · 2 min lexim

Një 45-vjeçar shqiptar, banues në San Giovanni in Marignano të Italisë, është arrestuar pasi dyshohet se tentoi të vriste bashkëshorten e tij duke e drejtuar makinën drejt detit në portin e Cattolica-s, në provincën e Riminit.

Sipas hetimeve paraprake, burri e kishte ftuar bashkëshorten, 44 vjeçe, të dilnin me makinë me pretekstin se do të bënin blerje. Pasi mbërritën në zonën e portit, ai dyshohet se përshpejtoi papritur dhe e drejtoi automjetin drejt ujit. Makina goditi një shtyllë dhe përfundoi në det, në një thellësi prej rreth tre metrash.

45-vjeçari arriti të dilte shpejt nga automjeti dhe u largua nga vendi, ndërsa gruaja mbeti e bllokuar brenda makinës që po mbushej me ujë. Ajo arriti të shpëtonte përmes xhamit të pasmë, ndërsa disa persona që ndodheshin në port u hodhën në ujë dhe ndihmuan çiftin. Gruaja u dërgua në spitalin e Pesaro-s për kontrolle, ndërsa burri sapo u nxorr nga uji u zhduk.

Pas largimit të tij, karabinierët nisën kërkimet dhe e gjetën gjatë mbrëmjes pranë një zone të pyllëzuar, jo larg banesës së tij.

Sipas mediave italiane, një ditë para ngjarjes, policia kishte shkuar në shtëpinë e çiftit për një mosmarrëveshje familjare. 45-vjeçari reagoi me dhunë dhe kërcënime ndaj ndërhyrjes së tyre, duke plagosur lehtë dy oficerë dhe duke dëmtuar një automjet shërbimi. Ai u arrestua, ndërsa pas lirimit një ditë më pas, i kërkoi gruas që të dilnin të bënin blerjet.

Si e vlerëson këtë lajm?

Hyr në llogari për të votuar · Një votë për lajm.

Komentet

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *