Zjarri që ra ditën e djeshme në zonën e Pishporos, pranë grykëderdhjes së Vjosës, është riaktivizuar sërish. Flakët janë përhapur në zonën e prekur, ndërsa ka nisur ndërhyrja nga ajri për vënien nën kontroll të situatës.
Në operacion janë angazhuar dy avionë, të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve. Terreni i vështirë dhe era po favorizojnë përhapjen e zjarrit, duke e bërë më të vështirë ndërhyrjen e forcave nga toka.

