Lajme nga Fieri

Aksident në bypass-in Mbrostar–Levan, betonierja del nga rruga, plagoset shoferi

Aksident në bypass-in Mbrostar–Levan, betonierja del nga rruga, plagoset shoferi
FieriSot · Foto ilustruese

Një betoniere dhe një automjet transporti janë përplasur në bypass-in Mbrostar–Levan, pranë fshatit Mbrostar në Fier.

Si pasojë e përplasjes, betonierja ka dalë nga rruga, ndërsa njëri prej drejtuesve ka pësuar frakturë në krah.

I plagosuri është transportuar në Spitalin Rajonal të Fierit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia po heton për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.