04.11.2026Moti në Fier
Fieri Sot
Gjuhët

Përkthe faqen me shërbim të jashtëm:

EnglishItalianoΕλληνικά

Myzeqeja nuk prodhon grurë, zëvendësohet me bathë! Fermerët: Nuk ka treg, plehrat janë shtrenjtuar

admin · 04.11.2026 · 2 min lexim

Kultura Bathës, vitet e fundit po shihet si një alternativë nga fermerët e Myzeqesë në zonën e Tërbufit për të shfrytëzuar tokat e lëna djerrë nga ulja galopante e sipërfaqeve të mbjella me grurë.

Prej dy javësh, vazhdon mbjellja e bathës e cila përdoret në industrine ushqimore si për konsum si bishtajë e njomë në tregun vendas.

“Gruri nuk po mbillet më, pasi nuk ka treg. Çmim, kërkesa dhe ujë nuk ka. Plehrat janë shtrenjtuar”, shprehet fermeri Kostandin Ndoni.

Argjendari Enklev — Telefon, Facebook dhe Instagram

Çmimi i një kg bathë e thatë është 200 lek. Tregun e kanë të garantuar, pasi kryesisht shkon për eksport por dhe ne tregun vendas.

“Një kg bathë e thatë mund të shitet 200 lekë”, tha Ndoni.

Nga ana tjetër, kosto e prodhimit për një hektar të mbjellë me Bathë, është 25% më e ulët sesa kosto e një hektari grurë.

Drejtori i Agjencisë Rajonale të Ekstensjonit Bujqësor Lushnje, Ferdinand Shani, shpjegon arsyet e ketij ndryshimi në harten bujqësore të Myzeqesë.

“Problemi me tregun qëndron me grurin dhe rendimenti është në rënie. Për këtë ka ndikuar edhe ndryshimet klimaterike”, tha Shani.

Përmasat e tkurrjes së grurit ne Myzeqe mbështeten në shifra. Nga 12 mijë ha që mbilleshin para 5 vitesh, aktualisht sipërfaqja ka zbritur ne 2300 ha. Shkaqet jane mungesa e tregut, konkurrenca nga vendet e rajonit dhe kostoja e larte e prodhimit.

shqiptarja.com

Si e vlerëson këtë lajm?

Hyr në llogari për të votuar · Një votë për lajm.

Komentet

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *