04.11.2026Moti në Fier
Fieri Sot
Gjuhët

Përkthe faqen me shërbim të jashtëm:

EnglishItalianoΕλληνικά

“Fituesi është paracaktuar”! Rrapi Gjika shpërthen për zgjedhjet në PD Fier: Po manipulojnë listat dhe përjashtojnë demokratët

admin · 04.11.2026 · 4 min lexim

Ish-kryetari i Partisë Demokratike në Fier, Rrapi Gjika, ka publikuar një deklaratë të fortë, ku ngre akuza për manipulim të listave të anëtarësisë, përjashtim të figurave të vjetra të partisë dhe paracaktim të zgjedhjeve për kreun e ri të degës. Gjika e cilëson procesin një farsë dhe akuzon drejtuesit në Tiranë për ndërhyrje në organizimin e PD-së në Fier.

DEKLARATA E PLOTE

Zgjedhjet e PD në degën e Fierit nuk u zhvilluan në periudhën që parashikonte statuti, si në të gjitha degët e tjera të vendit.

Argjendari Enklev — Telefon, Facebook dhe Instagram

Ato u shtynë pa dhënë asnjë arsye publike… (Në fakt, arsyen demokratët e Fierit e dinë: të zgjidhet me emërim ai që do “qendra”, ndonjë nga servilët e paaftë të saj…

Mulizimi dhe Gazifikimi i partisë…
Gjatë kësaj kohe u krijua një grup pune, ku pjesa më e madhe nuk kanë qenë fare aktivë gjatë gjithë opozitës dhe një pjesë e mirë e tyre kanë garuar kundër rithemelimit në vitin 2023. Ky “Grup pune” vetëm punë nuk bëri, përveçse u mor me manipulimin e listave të anëtarësisë, duke hequr nga lista anëtarët aktivë, sidomos të rithemelimit, dhe duke “anëtarësuar” familjarë sa për votimin e datës 7 Nëntor, ku kandidatët do të “garojnë” dhe “fituesi” është paracaktuar.

A ka një listë përfundimtare të anëtarësisë?
Kush e bëri listën?
Kush nga kandidatët e ka listën?

Gjatë kësaj kohe nuk u bë asnjë takim me seksione apo grupseksione, që ishte dhe arsyeja pse u shtynë zgjedhjet…

Të gjitha strukturat nuk funksionojnë…

U përjashtua pjesa më e madhe e kryesisë së degës, e zgjedhur nga Kuvendi i Rithemelimit.

U shkarkova unë nga kryetari i degës, se isha i zgjedhur në Kuvendin e Rithemelimit, u shkarkova dhe u përjashtova nga çdo proces se jam demokrat i orëve të para, i dekoruar nga Presidenti Berisha si pishtar i demokracisë, pa dhënë asnjë arsye dhe pa njoftim strukturash, vetëm e vetëm për të marrë kontrollin e degës dhe për të paracaktuar “kryetarin” e ri që i duhet Mulit dhe Gazit. U përjashtova se nuk i thashë “shef” Mulit.

U shkarkua pa asnjë arsye sekretari i degës, inxhinier Emiliano Mone, prej tre mandatesh në opozitë si sekretar dege, me një punë të shkëlqyer të tij.

U shkarkua sekretari organizativ i degës, biznesmen, përfaqësuesi dinjitoz i një familjeje fisnike, Ervin Feleqi.

U përjashtuan nënkryetarët që kanë kontribuar shumë te PD dhe njerëz të nderuar tanët:

Ramize Mernica
Gentian Varfi

U përjashtuan nga grupi i punës:

Kryetarë grupseksionesh dhe seksionesh prej shumë vitesh, që kanë mbajtur gjallë degën e PD-së në Fier:

Alket Osmani
Ledio Kastrati
Elton Jahaj
Armand Buzi
Robert Marku
Fatmir Gashi
Pandeli Tole
Enver Dika
Osman Rredhi
Renato Agalliu
Agron Bendo
Gramoz Musarai
Fitim Likaj
Gjergj Korçari
Artur Bendo
Zamir Malaj
Bujar Ibrushi
Fatmir Doko
Roed Zyka
Tare Gremi
Valbona Binjaku
Gazment Hatia
Sander Bita
Sali Isufi
Lulzim Mirofci
Shaban Driza
Zenel Hoxha
Aviola Agalliu
Edison Zyka
Tomorr Abdurramani
Agron Zeqo
Denard Papuçi
Viron Hasa
Selam Troka
Altin Bregu
Alfred Davidhi
Edi Spaho
Haki Gurguri
Haxhi Hebeja
Bujar Kabashi
Ani Ferra…
Dhe me dhjetëra të tjerë kryetarë, sekretarë dhe drejtues strukturash dhe seksionesh…

Zgjedhjet farsë, me lista false për interesa të vogla të disa të emëruarve dhe të vetëquajtur “udhëheqës” në qendër, nuk u shërbejnë demokratëve të ndershëm që kanë 13 vite që luftojnë në opozitë dhe “udhëheqësit” në Tiranë trashen dhe majmen me lloj-lloj pisllëqesh në kurriz të demokratëve, duke bërë skena, sikur bëjnë opozitë!

Suksese në farsën që do të bëni…

Si e vlerëson këtë lajm?

Hyr në llogari për të votuar · Një votë për lajm.

Komentet

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *