05.11.2026Moti në Fier
Fieri Sot
Gjuhët

Përkthe faqen me shërbim të jashtëm:

EnglishItalianoΕλληνικά

“Nuk organizova protestat, as në Spaç nuk më përkulni”/ Veliaj shpërthen ndaj Ramës

admin · 05.11.2026 · 5 min lexim

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj përmes një postimi në rrjetet sociale nga burgu i Fierit, ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e kritikuar për atë që e cilëson si përpjekje për ta izoluar dhe shantazhuar.

Veliaj ka mohuar gjithashtu të ketë organizuar apo financuar protestat e grupimit të njohur si “Flamingot” dhe ato të studentëve, duke i cilësuar këto akuza si “gjepura të kohës së Enver Hoxhës”.

Sipas tij, pretendimet për ekzistencën e një “armiku të brendshëm” tregojnë gjendjen në të cilën, sipas tij, është katandisur shteti.

Argjendari Enklev — Telefon, Facebook dhe Instagram

REAGIMI I VELIAJT

Përgjigjet e mia: TG

1 – Transferim si “nder” + protestat

  • E kuptoj që je veç lajmësi, jo autori – s’të vë faj ty, mbetesh miku im, pavarësisht rolit.
  • Turp që KM merret vetë me internimet.
  • Nëse R. mendon se duke më larguar dhe izoluar nga familja bëhet i madh – he belittles himself – dhe gardianët në burgje e tallin.
  • Bëtë goditje të madhe, për të dalë kaq të vegjël, pity.
  • Më çoni dhe në Spaç po deshët, nuk përkulem e nuk shantazhohem.
  • Çfarë “nderi” duhet t’i njoh KM? Që negocion me prokurorët për sa akuza do kem e sa vite do marr?
  • Ç’a dmth hera e fundit si baba? Kërcënim?
  • Kjo e prok që thua “duan të më hanë të gjallë, e më duan të vdekur” është turp për ju që bëni këto muhabete
  • Nuk jam organizator e financues as i Flamingove, as studentëve – këto janë gjepura si në kohë të Enverit! Ku është katandis shteti, gjeti armikun e brendshëm
  • Kur ruaja unë Tiranën nga dhuna 54 javë digjej bashkia s’ju akuzoja ju dhe pse digjej BT me molotovë e s’lëvizi gishtin kush.
  • Si mund të rrëzoj rendin kushtetues nga burgu? A jeni në vete apo e thoni të qetësohet KM? I kuptoni fjalët që thoni? Ju paska thënë dhe terrorizëm! HAHA
  • Unë nuk i bie shtëpisë sime me gurë. PS jo e jo, po flas Tiranën. Jam marrë me çdo semafor, pllakë në shesh, sinjalistikë etj. më dhemb më shumë se të gjithë ju bashkia.
  • Po ju s’keni nga ta dini, keni një qeveri ku asnjë ministër s’ka bërë një ditë opozitë.
  • Unë isha aty në 21 janar, aty për grevën e urisë, aty në “28 janar” (e di KM sh mirë), e verën 2011 me R e lanë të gjithë vetëm.
  • Ku ishin këta sot ministra? Ndaj e kanë kollaj ta gjënjejnë e helmojnë, me “armiq të brendshëm” se s’kanë as memorie, sillen si palaçot tek “rrobat e mbretit”
  • Bëra dy postime politike vetëm – 1 për Hashën dhe UÇK + 1 për Vuçiçin. Nuk flisni me mua 20 muaj e ju kap tartakuti e merreni me birucat. I qëndroj postimeve, ju merruni me birucat.
  • Përgjigja për KM është: Nuk i organizoj protestat, po as nuk më intimidon dot me këto sajesa që i përbuz me neveri. Fuckin’ grow up, ku ju del koha të merreni.
  • Jo këtu, po në Spaç të më çoni 100 vjet nuk më përkulni dot. Ta harrojë R.

2

  • Nuk e delegoj BT. E delegova 18 muaj. Mandatin ma dha GJK dhe populli i majtë e qytetar 160 mijë vota
  • 0 shkolla
  • 0 pemë të mbjella
  • 0 investime të reja
  • 0 vendime të rëndësishme
  • 0 kredi të lëshuara, madje humbëm dhe Katarin te Bulevardi Ri, dhe BEI te Lana
  • Në pak javë që e mora u zhbllokuan 6 shkolla në shtator, +1500 kredi të buta
  • Jo se jam më i afti, po se jam zgjedhur, ndaj dhe më i përgjegjshëm
  • KM premtoi do merrej vetë, po plehrat u bënë mullar, ikën socialistët dhe sollët Dash Sulën e vogël që vinte gjoba. Pse mbaruan njerëzit që sollën fitoret me PS?
  • Riktheva Bashkinë te Socialistët e qytetarët; Etleva 24 karat socialiste e jona, e ndershme e aftë.
  • Sadi ish prefekt e deputet socialist, me kontribute si tironc e në PS.
  • Sarën që fëmijë e kam pasur në FRESSH – ka dhënë vitet më të mira në PS+BT
  • PS nuk rritet nga skorjet që hedh saliu, po nga promovimi i të rinjve brenda e jashtë PS
  • Ndaj hajt ta promovojmë Arbrin, s’është djalë i keq, por delegimin nuk e bëj më
  • Fool me once, shame on you, Fool me twice, shame on me

3

Përgjigja për Plaron

  • 20 muaj s’më latë asnjë këshilltar tjetër. Ti vetë vjen pas 2 vjetësh. Me kë të këshillohem unë? Me muret?
  • A më thua që KM cakton birucat, takimet, vizitat në spital? Ç’a më thua këshillohu?
  • A ju shkruajti në chat grupe për Etjenin, mos u merrni?
  • Plaro m’u bë shok, mik e avokat. Para vakisë ishim bashkëpunëtorë, po ngaqë ju ikët a s’ju la udhëheqësi, mbeta veç me Plaron e tani them më mirë 1 i saktë se 1000 servilë kot.
  • 24:00 e mbyllëm. Më solli dy libra e falenderova, ai u largua me drejtorin, unë u riktheva në qeli me paterica.
  • I urova të mira e të fala, po nuk pranoj afera të paligjshme.

Si e vlerëson këtë lajm?

Hyr në llogari për të votuar · Një votë për lajm.

Komentet

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *