12.11.2026Moti në Fier
Fieri Sot
Gjuhët

Përkthe faqen me shërbim të jashtëm:

EnglishItalianoΕλληνικά

Arrestohet drejtori i Spitalit të Fierit, Arben Voja! SPAK e akuzon për shpërdorim detyre

admin · 12.11.2026 · 2 min lexim

Është arrestuar sot me urdhër të SPAK, Drejtori i Spitalit Rajonal të Fierit, Arben Voja.

Drejtori i Spitalit Rajonal Fier, Arben Voja, është arrestuar për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh, lidhur me tjetërsimin e rreth 44 mijë metrave katrorë tokë në zonën e Povelçës.

Dyshohet se toka është kaluar nga pronë shtetërore në pronë private dhe më pas u është shitur investitorëve të një projekti fotovoltaik.

Argjendari Enklev — Telefon, Facebook dhe Instagram

Arben Voja, i cili më herët ka drejtuar Agjencinë Shtetërore të Kadastrës në Fier, është shoqëruar nga policia në ambientet e komisariatit, ku po kryhen veprimet procedurale për çështjen.

Në të njëjtën dosje është arrestuar edhe ish-kreu i Njësisë Administrative Dërmenas, Dilaver Shyti, si dhe punonjësja e Kadastrës Fjorelo Bida dhe noterja Anila Haxhiu.

Ndërsa për Arbina Jaupajn është caktuar masa e sigurisë “Detyrim paraqitjeje”, së bashku me ndalimin e daljes jashtë vendit.

Hetimi lidhet me mënyrën e kalimit të pronës shtetërore në pronësi private dhe rolin e personave që dyshohet se kanë marrë pjesë në këtë proces. Kjo nuk është hera e parë që Arben Voja përballet me akuza për periudhën kur drejtonte institucione publike.

Në vitin 2025, ai u kallëzua në SPAK për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh, pas konstatimit të 36 rasteve të dyshuara të mosllogaritjes së tatimit 15 për qind, me një dëm ekonomik të pretenduar prej 9.5 milionë lekësh.

Edhe në vitin 2023, një tjetër dosje ndaj tij, për shkelje të dyshuara gjatë drejtimit të Agjencisë Rajonale të Mjedisit, u dërgua për gjykim.

Top Channel

Si e vlerëson këtë lajm?

Hyr në llogari për të votuar · Një votë për lajm.

Komentet

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *