Përcillet sot për në banesën e fundit shefi i hetimit të vrasjeve në Policinë e Vlorës, Ermal Lulaj.
41-vjeçari humbi jetën mbrëmjen e së hënës tragjikisht në një aksident në autostradën e Vlorës, teksa po shkonte nga Fieri, qyteti i tij, në drejtim të Vlorës.
Lulaj goditi nga pas me një automjet tip Toyota një mjet të tonazhit të rëndë skrep, duke gjetur vdekjen në vend, ndërsa aksidenti la pas dhe një të plagosur.
Nisja bëhet nga Vlora në orën 10:00, ndërsa ceremonia mortore, homazhet për të ndjerin si dhe varrimi bëhet në qytetin e tij të origjinës në Fier në orën 11:00 dhe përcjellja për në banesën e fundit në orën 12:00.



Leave a Reply