25.11.2026Moti në Fier
Fieri Sot
Gjuhët

Përkthe faqen me shërbim të jashtëm:

EnglishItalianoΕλληνικά

Spiropali: Ata që duhet të rrinë, ikin, dhe ata që duhet të ikin, rrinë. E marr si dekoratë

admin · 25.11.2026 · 2 min lexim

Elisa Spiropali ka reaguar pas përjashtimit nga Partia Socialiste, duke thene se nuk ka asgjë për t’u cuditur, ndërsa theksoi se “ata qe duhet te rrinë ikin”.

Në deklaratën e saj, Spiropali theksoi se është gruaja e parë që përjashtohet nga një forum partie në 35 vite, ndërsa kujtoi se është gjithashtu kryetarja më e re e zgjedhur e Kuvendit.

Ajo paralajmëroi se mund të ketë edhe zhvillime të tjera të ngjashme, duke theksuar se Shqipëria ka hyrë në një fazë delikate. Spiropali shtoi se të njëjtin qëndrim e kishte mbajtur edhe pak para protestave të “flamingove”.

Argjendari Enklev — Telefon, Facebook dhe Instagram

“Unë jam e para grua në 35 vjet dhe po e marr si dekoratë këtë. Meqe jam edhe kryetarja më e re  e zgjedhur e Kuvendit. Në këto dy skaje, mendoj se mes të qenit edhe kryetarja më e re e zgjedhur edhe gruaja e parë e përjashtuar nga një forum partie në 2026 për arsye të qëndrimeve të saj nuk duhet të çuditemi fare.

Nuk ka asgjë për t’u habitur, për sakohë që ata që duhet të ikin rrinë dhe ata që duhet të rrinë ikin. Une mendoj se   do shohim edhe shumë të tilla sepse Shqipëria ka hyrë në një fazë delikate. Unë këtë qëndrim e kam mbajtur edhe pak para protestave të flamingove”, tha Spiropali.

Si e vlerëson këtë lajm?

Hyr në llogari për të votuar · Një votë për lajm.

Komentet

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *