Home Lajme nga Fieri Fier, 31.1% pjesëmarrja në votime deri në orën 14:00 – Tirana kryeson,...

Fier, 31.1% pjesëmarrja në votime deri në orën 14:00 – Tirana kryeson, Vlora në fund

1622

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat më të fundit për pjesëmarrjen në zgjedhjet për Kuvendin deri në orën 14:00.

Në Fier, pjesëmarrja ka arritur në 31.1%, duke e vendosur qarkun ndër më aktivët në nivel kombëtar.

Në krye të listës qëndron Tirana me një pjesëmarrje prej 34.2%, e ndjekur nga Dibra me 33.95% dhe Elbasani me 30.83%.

Ndërkohë, në fund të renditjes ndodhet Vlora, me vetëm 21.18% pjesëmarrje.Një faktor që besohet të ketë ndikuar ndjeshëm në këtë rezultat të ulët në qytetin bregdetar është mbajtja e garës ndërkombëtare Giro d’Italia, e cila ka shkaktuar ndërprerje të qarkullimit në disa zona të Vlorës.

Për këtë arsye, Partia Socialiste ka kërkuar zyrtarisht shtyrjen e orarit të votimit në qarkun e Vlorës deri në orën 22:00.

Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, deklaroi se kjo kërkesë do të shqyrtohet nga Komisioni Rregullator, i cili do të marrë një vendim zyrtar në orët në vijim.