Procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet e 11 majit vijon në të gjithë vendin. Deri në orët e para të mëngjesit të 12 majit janë numëruar 1,083 nga 5,225 qendrat e votimit në shkallë vendi, që përbën rreth 20% të totalit.
Sipas të dhënave paraprake, Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) mban kryesimin me 141,534 vota, që përfaqësojnë 53.25% të votave të numëruara deri tani.
Në vend të dytë renditet koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM), me 90,144 vota ose 33.92%.
Partia Socialdemokrate renditet e treta, duke kapërcyer pragun e 10 mijë votave në nivel kombëtar.




