Home Lajme nga Fieri Bëhuni gati, cirku i famshëm vjen në Fier, 11 netë spektakël dhe...

Bëhuni gati, cirku i famshëm vjen në Fier, 11 netë spektakël dhe emocion

1398

Atmosfera e verës në qytetin e Fierit do të ndizet më shumë se kurrë këtë muaj, pasi një nga emrat më të njohur të cirkut në Europë, Cirku “Marina Orfei”, vjen për herë të parë në Fier për të sjellë një shfaqje të jashtëzakonshme që do të zgjasë për 11 net radhazi.

Shfaqja do të jepet çdo ditë nga data 17 deri më 27 Korrik, në vendin e ish-stadiumit të lojërave me dorë, në qendër të qytetit.

NJOFTIMI I DHENE NGA BASHKIA E FIERIT

🎪 FIER, bëhu gati… Ndalesa e radhës e Cirkut “Marina Orfei” është qyteti i Fierit 🤩🤹‍♂️🐅
.
Nga 17 Korriku deri më 27 Korrik, Cirku “Marina Orfei” zbarkon në vendin e ish – stadiumit të lojërave me dorë, në qendër të qytetit të Fierit, për të sjellë 11 netë të mbushura me të qeshura, emocione dhe spektakël për të gjithë familjen! 🐯✨

🔹 Akrobaci që të lënë pa frymë
🔹 Klounë që të bëjnë të qeshësh
🔹 Iluzione dhe numra ajrorë
🔹 Gjithashtu dhe..Tigrat në skenë🐅🔥

📍 Vendndodhja: Vendi i ish – stadiumit të lojërave me dorë, në qendër të qytetit
📅 Datat: 17 Korrik – 27 Korrik

Qytetarët e Fierit dhe jo vetëm do të kenë mundësinë të përjetojnë magjinë e një spektakli cirku të nivelit ndërkombëtar, të përshtatur për të gjithë familjen, nga më të vegjlit deri te më të rriturit.

“Marina Orfei” është një emër legjendar në botën e cirkut italian dhe evropian, i njohur për elegancën, stilin unik dhe profesionalizmin artistik. Shfaqjet e tij janë një kombinim i traditës së vjetër të cirkut me elemente moderne të performancës, duke krijuar një përvojë të paharrueshme për publikun.