Home Personazh Shkëlqim Ruçaj, mësuesi fierak që nuk ‘njeh’ moshën e pensionit! Pas gjysmë...

Shkëlqim Ruçaj, mësuesi fierak që nuk ‘njeh’ moshën e pensionit! Pas gjysmë shekulli në arsim, shkruan libra e konsulton nxënësit (Video)

745
0

Nga Marsela Topi / Shkëlqim Ruçaj, prej 8 vitesh ka mbyllur karrierën në arsim por vijon të jetë aktiv edhe në pension duke ndihmuar brezat e rinj të përvetësojnë sa më mirë lëndën e vështirë të matematikës. Në intervistë për Report TV, rrëfen plot emocion rrugëtimin e tij sfidues për gjysmë shekulli.

“Respekti i mësuesit vjen vetëm nga përgatitja e mirë shkencore. Nëse mësuesi është i përgatitur dhe i do nxënësit do të jetë gjithmonë i nderuar”, tha ai.

Edhe pse gjatë sistemit komunist nuk mungonin ndërhyrjet nga njerëzit me pushtet për nota të mira për fëmijët e tyre, për profesorin fierak dhënia e meritës ka qene prioritet. Flet me krenari për nxënësit ekselentë të cilët kanë fituar olimpiada ballkanike.

“Kam pasur nxënës të shkëlqyer që kanë zënë vendin e parë në konkurse dhe kanë fituar olimpiadë në Novisad”, tha ai.

I dekoruar nga ish-ministrja Lindita Nikolla me Urdhrin “ Naim Frashëri”, profesor Shkëlqim Ruçaj është njëherazi autor i dy librave jashtëshkollorë të matematikës ndërsa ka gati për botim librin e tretë.

“Unë e kam kohën të organizuar dhe nuk ndjej asnjë shqetësim se jam në pension. Po punoj për librin e tretë, i cili më merr shumë kohë. Ndërsa në fundjavë vijnë studentët, të cilët kanë nevojë për konsultime në matematikë dhe unë i ndihmoj me kënaqësi”, shprehet më tej.

Teksa ndihet i përmbushur në misionin e tij , shprehet krenar edhe për faktin se pasionin e tij ia ka trashëguar edhe 4 vajzave por edhe nipërve e mbesave. “Unë jam djalë myftiu tregon profesori, dhe im atë Myfti Sadik Ruçaj pas shkatërrimit të obiekteve të kultit në vitin 1967, më la të lirë të ndiqja rrugën time, pasionin për matematikën”.

Megjithatë rrugën e fesë e kam ndjekur duke agjëruar për 15 vite pa ndërprerje deri sa problemet shëndetësore nuk ma mundësuan më. Feja dhe shkenca për shumë njerëz nuk mund të përputhen bashkë, por unë gjithmonë e kam vlerësuar për vlerat që ajo përcjell për njerëzimin , për ta mbajtur njeriun larg veseve.

Ndërkohë profesor Shkëlqimi thotë se matematika nuk ka qënë thjesht një profesion e mision, por njëherazi edhe udhërrëfyese në jetën e përditshme pasi të ndihmon “ të bësh llogaritë mirë”./

VIDEO

Burimi: shqiptarja.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here