Mësuesja fierake hap shkollë shqipe ne Londër
Teksa gjithnjë e më shumë qytetaret shqiptarë largohen jashtë vendit, sfidë mbetet mësimi dhe ruajtja e gjuhës shqipe.
Britania e Madhe është një prej vendeve, ku numri i shqiptareve eshte i konsiderueshem. Ne komunën Barnet në Londër mësuese Diana Koçiaj me një eksperiencë prej 30 vitesh në mesimdhënie ka hapur shkollën “Iliria” për mësimin e Gjuhës Shqipe.
Ajo tregon se si e ndërmori këtë nismë, që synon jo vetëm mësimin e Gjuhës Shqipe, por nëpermjet saj edhe ruatjen ruajtjen e identitetit kombëtar, historisë, kulturës sone.
Interesi nga prindërit shqiptar dhe fëmijet e vegjël ka qenë i madh për të mësuar Gjuhën Shqipe në shkollën “Iliria”. Rreth 40 fëmijë janë bërë pjesë e saj.
Mësuese Diana ka edhe një mesazh për të gjithë ata prindër e fëmijë shqiptarë që zgjedhin të nisin një jete të re në një vend të huaj, larg Atdheut të tyre.