Iu gjetën gati 500 mln lekë, mjeku Edvin Prifti thyen heshtjen: Jam i zhgënjyer nga Shqipëria
Kardiokirurgu Edvin Prifti ka folur për të vërtetën e tij lidhur me paratë që iu gjetën në banesë, gjatë hetimeve.
Ai tha në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj se çdo qindarkë e ka të justifikuar, por drejtësia mbylli sytë dhe zhduku provat.
- Apolonia 3 pikë të arta në transfertë ndaj Besës pretendente
- “Është rrugaçi i lagjes”/ Rama merr vendimin: Mbyllim TikTok-un për 1 vit!
- AKU/ 20 ton mandarina do të asgjësohen në Divjakë
- Gjendet një trup i pajetë pranë spitalit “Memorial” në Fier
- E rëndë/ Makineria e prodhimit të vajit të ullirit i këputi dorën, humb jetën 65-vjeçari
Prifti: Duke më përgjuar në shtëpi mua, çdo gjë familjare që bëj dhe që kam. Duke u fokusuar te këto elementë, dhe ti e di që unë kam një sasi parash në shtëpi në bazë të një marrëveshjeje që kam bërë.
Ti më vjen në datë 9 shkurt dhe më sjell një letër për sekuestrimin e kartelës në punë, kjo është e kuptueshme se çfarë po ndodhte, shtëpia ime bastiset 2 ditë më mbrapa. Unë nuk kam thyer asnëj ligj, mua ligji shqiptar më jep të drejtën që kursimet e mia ti mbaj ku të dua unë. Ligji shqiptar më këkron origjinën.
Borakaj: I keni ju të gjitha të justifikuara?
Prifti: Padyshim, ato janë justifikuar me një ekspertizë kontabël që ne e kemi depozituar 12 më 13 dhjetor 2021. Pas 3 vitesh më 8 shkurt mua më thonë që se kemi këtë dosje, dosja kishte fluturuar.
“I zhgënjyer nga Shqipëria”, Prifti: Gjeta njerëz që shisnin shtëpitë për t’u operuar në Turqi
Kardiokirurgu Edvin Prifti u shpreh se është mjaft i zhgënjyer se si u trajtua në Shqipëri.
Me një eksperiencë ndërkombëtare, ku për 12 vite kishte punuar në spitalet më të mira në Itali, Kanada dhe SHBA, kardiokirurgu Prifti u kthye në Shqipëri, por nuk gjeti atë që shpresonte.
Borakaj: Më bëri përshtypje te kjo pjesa e shkencëtarëve që po flisnim më parë për rankimin botëror emri juaj është i pari, është edhe Genc Byrazeri, jeni të dy në SPAK, është pak ironike qasja që ka Shqipëria në raport me shkencëtarët dhe në raport me shkencën, jeni i zggënjyer nga vendi juaj?
Prifti: Po.
Borakaj: Ndjeheni i zhgënjyer.
Prifti: Mendoj që unë kur kam ardhur në Shqipëri, kur u ktheva pas 12 vitesh.
Borakaj: Pas një eksperience në Itali, Kanada dhe SHBA, pse u kthyet?
Prifti: U ktheva për arsye ekzluzivisht familjare. Pastaj duke ndenjur me familjen fillon marrdhënia tjetër, pastaj u bëra me vajzë. Kur jam kthyer në Shqipëri në fillim kam gjetur një vend që bënte 250-300 operacione në vit me zemër të hapur. Ishin dy chartera që niseshin çdo ditë nga Rinasi në Stamboll me njerëz që shisnin apartamentet e tyre dhe operoheshin në Turqi.