Roskovec/ 66-vjeçari Novrus Kuka ruan traditën e kultivimit të duhanit: S’kam hequr dorë dhe kur kam dalë me humbje! (Video)
Kultivuesi i vetëm i duhanit në Kurjan të Roskovecit është Novrus Kuka, i cili vijon prej 30 vitesh traditën e kësaj kulture. Tashmë është në fazën e paketimit për shitje duke shpresuar për një cmim të leverdisshëm.
- “Është rrugaçi i lagjes”/ Rama merr vendimin: Mbyllim TikTok-un për 1 vit!Kryeministri shqiptar Edi Rama ka prezantuar Planin e ri të Veprimit në shkolla, për të rritur sigurinë në …
- AKU/ 20 ton mandarina do të asgjësohen në DivjakëNjë ngarkesë prej 20 tonë mandarina të kthyera mbrapsht nga kufijtë e bashkimit Europian për ngarkesa të larta …
- Gjendet një trup i pajetë pranë spitalit “Memorial” në FierNjë trup i pajetë është gjetur pasditen e kësaj të enjte në tokat bujqësore pranë spitalit “Memorial” në …
66-vjeçari pohon se në vitin 2009 arriti të zgjerojë sipërfaqen e mbjellë me duhan deri në 9 ha, por dëmi kolosal i vitit 2014, ku 60 ton duhan i mbeti pa shitur per shkak te falimentit te firmës greke me të cilen kishte lidhur kontratë bëri që ta ule prodhimin ne vitet pasuese.
Kuka tregon gjithashtu se nga viti në vit sipërfaqja ka ardhur duke u zvogëluar duke arritur në 2 ha. Sipas tij shkaku kryesor është mungesa e fuqisë punëtore dhe subvencioneve. Ai thekson se prodhimi i sivjetshëm arrin në 3- 4 ton, ndërsa cmimi i shitjes është 5-6 mijë lekë per kilogramë sipas cilësisë.
Fermeri shprehet për Report TV se përgjatë gjithë viteve të kultivimit të duhanit, ndihma e shtetit ka munguar totalisht.
‘Çmimi është sipas cilësisë, sa më e mirë cilësia ka çmim më të vlefshëm. Këtu shteti nuk të ndihmon për duhanin, me forcat tona. Fuqi puntoreë s’ka, unë vet dhe gruaja merremi me këtë, na ndihmojnë edhe pak dy vajzat’, tha ai.
Roskoveci ka qenë zonë e njohur per kultivimin e duhanit gjatë sistemit komunist, ndërsa pas viteve 90- të mori hov kultura e ullirit. Sipërfaqja e kultivuar me duhan në njësinë administrative Kurjan, para ndërrimit të sistemit, arrinte në 200 ha dhe prodhim vjetor 3000 kv, i cili shkonte për eksport.