Dosier

Demir Korita: Thanas Mërkuri, inxhinieri dhe intelektuali që dha kontribut të shquar si kryeinxhinier dhe drejtues në uzinën “Gogo Nushi” në Fier

Thanas Mërkuri i takon brezit të ndritur të intelektualëve dhe inxhinierëve të pas viteve 70-të, i cili me aftësinë e tij kërkimore, shkencore e organizative, i vuri ato në shërbim të zhvillimit e përparimit të industrisë mekaniko-kimike të Azotikut e më gjerë.

Ishtë ndër  personalitetet, më në zë si specialist e drejtues  të ish Azotikut, njeriu dhe intelektuali modest, tepër korrekt, që gjithë karrierën e tij profesionale, shkencore, intelektuale ,e zhvilloi në uzinën  e plehrave kimike “Gogo  Nushi”  Fier.

Cest la vie
Ing Thanas Merkuri

Jeta e këtij personaliteti filloi në kombinatin e Naftës dhe përfundoi me Azotikun (1965-1993), në fillim si kryemekanik, kryeinxhinier dhe për më se 15 vjet, drejtor i Uzinave Azotik-Ure.

Ishte ndër inxhinierët që u përzgjodh nga Kombinati I Naftës në Kuçovë të punoj në elitën e inxhinierëve që do të drejtonin atë uzinë me teknik moderne  me teknologji përëndimore  të  një prej kompanive më prestigjoze në botë  “Montegatini” në Milano të Italisë

U lind, më 17 janar të vitit 1937, në familjen e nderuar dhe patriote “Mërkuri” të fshatit bregdetar Rremas të rrethit të Lushnjes.  Përmes  vështirësive   të kohës  përfundoi  me rezultate ë larta  arsimin  fillore dhe atë 7-vjeçare  në vendlindje.

Në vitin 1957,  përfundoi Teknikumin e Naftës në Kuçovë. Duke qënë se doli nxënës me nota të shkëlqyera , në vitin 1957,  përfiton të drejtë studimi në ish Bashkimin Sovjetik, pranë Institutit Nafo-Kimik dhe Gazit “Gutbin” në Moskë, të cilin e përfundon në vitin 1961, me rezultate të larta.

Ing Thanas Merkuri me ing Pandeli Rajdho

Ndërsa dipllomën e mbrojti pranë Universitetit Shtetëror të Tiranës, për shkak të prishjeve të mardhënieve mes dy vëndeve tona.

Emërohet në detyrën e kryemekanikut në ndërmarjen e Shpim-Kërkimit Nr.2 Patos, deri në pranverën e vitit 1965, kohë që përzgjidhet nga Ministria e Industrisë dhe Minierave për të shkuar në specializim në RP të Kinës, pranë Kombinatit Kimik të Llanxhout dhe më pas pranë Kombinatit Kimik Montegantinit në Itali, së bashku me 38 inxhinier e teknik për Uzinën e Re të Plehrave Kimike, që po ndërtohej në Fier.

Si ing dhe specialist i  i talentuar, në fillim iu besua detyra tepër e rëndësishme, ajo e kryemekanikut të Uzinës. Duke patur këtë përgjegjësi, do të piketonte e projektonte skemën e organizimit të reparteve të bazës mekanike të Uzinës si personelin, specialistët dhe krijimin e repartit të ofiçinës dhe remontit etj. Ndërkohë, u vu në kërkim të gjetjes së specialistëve të kualifikuar jashtë rrethit e veçanrisht në sektorin e naftës, ku kishte dhe bazë njohje.

Si një uzinë e brishtë, pa specialist të kualifikuar, Thanasit së pari  iu desh të krijonte bazat e punës së domosdoshme, siç qe ajo e arshivës teknike dhe përpilimit të vizatimeve për prodhimin e pjesëve të ndërrimit, aq të domosdoshme dhe jetike për ecurinë e prodhimit të Uzinës.

Me përgjegjësi qytetare, atë bashkëkohore dhe bagazhin e fituar së bashku me disa shokë të tij inxhinier, me librat shkencor të blerë  në Itali e Moskë, hodhi bazat për krijimin e bibliotekës së parë  shkencore në funksion të bazës mekanike e metal-prerëse dhe asaj tekniko-kimike. Ndërkohë, ishte ndër të parët që dha mendimin për ngritjen dhe funksionimin e  byrosë teknike dhe asaj teknologjike, si dy shtylla kryesore ,  që do të ndikonin fuqishëm në ecurinë e prodhimit të Uzinës, ku ngarkohet në krye të byrosë  teknologjike të  bashkuar.

Ish Azotiku

Qysh në fillimet e uzinës u shfaqën mjaft difekte e avari, të cilat ndikuan në ndalesa të herë pas herëshme.

Por me aftësitë e tij këmbëngulëse, si studiues shkencor dhe bashkë me grupin e ing, arriti që të zgjidh mjaft problem serioze të preçizioneve të larta, siç ishin ato të fishekëve te furrës së  repartit të  krekingut, djegia e kokave te bruçatorëve, eleminimi i difektit të rëndë po në furrën e krekingut, ai i bllokimit të impiantit të pastrimit të gazit nga squfuri. Difektet e rënda në serbentinën e ftohjes së impiantit 180 të prodhimit të amonjakut, të serbentinave të reaktorit të impiantit të acidit nitrik, eleminimi i vatrave të skuqjes në reaktorin katalitik, ndërtimi i kaldajës po të këtij reparti ,të riparimit të turbokompresoritsi e vetmja makineri pa dublim ku nën drejtimin e Thanasit dhe grupit  t ë ing dhe teknikëve Jani Llambi, Nexhat Memisha ,etj. Organizuan punën për riparimin e tijë në bazën mekanike të uzinës,si një ndër sukseset e grupit të specialistëve  ku në fytyrën e Thanasit shprehej gëzimi dhe suksesi i arritur.Ishte studjues  i thellë i cili shfrytëzonte dhe studjonte literaturën teknika të huaj për ë qënë në koherencë me të rejat e shkencës në fushën e mekanikës dhe teknplogjisë.

Nuk gjunjëzohej kollaj por kishte aftësi argumentuese në llogaritjet dhe kalkulimet me mjaftë përgjegjësi dhe mendimet e avancuara e shkencore në zgjidhjen e tyre. Interesim të vaçant kishte në përgatitjen dhe aftësimin e kuadrit ing-teknik dhe specialistëve për ngritjen e tyre tekniko-profesionale ,nëpërmjet kurseve të kualifikimit dhe arsimimit pa shkëputje nga puna të tyre .Arritjet qenë mjaftë të dukëshme, ku në masën 98 % të specialistëve  arritën  nivelin e kategoisë së vëndit të punës

Ishte propozim i inxhinier Thanas Mërkurit, që skicoheshin e prodhoheshin nga baza  mekanike e uzinës të gjithë këmbyesit (ftohësat) nga specialistët  tanë të talentuar dhe i mjaft pjesëve mekanike të këmbimit shumë të domosdoshme dhe jetike për Uzinën.  Ishte mendimi i tij shkencor qe angazhoi grupet studimore shkencor të uzinës  në studimin ,projektimin  e impjanteve të prodhimit të narkozës së parë shqiptare ,të impjanteve të acidit nitrik 68 %,  të oleumit nitrikë 98 %,të nitrat natriumit, biuretit për kafshet ,të impiantit të vajrave lubrifikant për kompresorave ,etj ,mjafte të domozdoshme për industrinë kimike të vëndit .Gjithashtu në atë kohë  në Bazën  mekanike të Azotikut  u prodhuan  paisje , makineri  e linja të reja për fabrikat e teknologjisë  ushqimore të vëndit me cilësi mjaftë të mirë .Duhet thënë se një meritë kanë të gjithë specialistët, teknikët, mjeshtrat e këtyre reparteve si dhe ai i   remontit ,ofiçines, kipit, elektrikut etj, që me vullnet e përkushtim sfiduan kohën.

Thanasi mes kuadrove te ish Azotiku

Thanasi ishte bashëkpuntor me disa prej intelektualëve dhe inxhinierëve me kontribute të shquara shkencore në Azotik si; Qirjako Mihali,  Koço Nika,Bahri Hazizi, Safa Kumbaro, Vangjush Orgocka,Theodhori Papajorgji, Kosta Gjoka, Mirush Puto,Jani Çati, Jani Llambi, Robert Lalo, Berti Hajnaj,Jani Sila, Pandeli Koruni, Heroina Hekurani, Gëzim Shahini, Kahreman Cakrani, Gëzim Aranitasi dhe mjeshtrat,Toli Gushi, Muhamet Klosi, Nikifor Beleri, Fatos Sula, Faslli Breshani,  Ladi Shehu, Panajot Gazeli e mjaftë e mjaftë të tjerë..

Për aftësitë dhe arritjet si një kuadër intelektual, fjalëpak e punëshumë, e tepër korrekt e kërkues, në vitin 1978 ngarkohet me detyrën e drejtorit të Azotik-Uresë, duke zvëndësuar Bahri Hazizin, një detyrë mjaft e vështirë por edhe fisnike, të cilat me përgjegjësinë qytetare, arriti që Azotiku të ishte në ballë të veprave në shkallë  vëndi. Si e tillë u vlerësua  si “Uzina shkollë” dhe iu dha titulli i lartë  “Hero i Punës Socialiste”.Ishte ideja e tij i cili angazhoi një grup pune me ing dhe specialist nga më të zotët për studimin dhe projektimin e uzinës së re të uresë në Bazën mekanike të Azotikut.

Ndërkohë, shteti i kohës duke parë e vlerësuar aftësitë e rralla të Thanasit, për mëse dy vjet e komandoi si drejtor në Uzinën e Sodës Kaustike në  Vlorë, por pa lënë detyrën e drejtorit të Azotikut, me synim për nxjerrjen nga prapambetja ku kish rënë ajo. Për një kohë të shkurtër u shfaqën arritjet e para. Pra edhe këtu ishte meritë e padiskutueshme e Thanas Mërkurit. Në vijim të paraardhësve të tij, Thanasi u përkushtua edhe për krijimin e kushteve për jetesë të mjaft  familjeve azotikase, të cilët jetonin dy deri tre familje në një hyrje tek hoteli i “beqarëve”. Me aftësitë e tij organizative  së bashku me zv/drejtorin Koço Nika ,dhe lëndët që ai mundi të siguroi, arritiën që brenda një kohe prej 10 vjetësh, të ndërtohen  rreth 130 apartamente banimi në qytetin e Fierit, duke zgjidhur strehimin e familjeve të specialistëve të Azotikut..  Cilësitë e Thanasit janë të shumta që kanë rrezatuar në jetën private të tij, për një familje të konsoliduar e të shëndosh, për mardhënie të drejta e të sinqerta me shokët, kolegët dhe punonjësit, të cilët ruajnë një respekt të veçantë.

Një dukuri tjetër ishte se, Thanasi u përkushtua dhe  i dha përparësi zhvillimit të artit-kulturës dhe sporteve në Azotik,ku dukej se ishin trupa profesioniste dhe jo amatore. Në krye të kësaj trupe vendosi aktorin dhe regjizorin e talentuar Agim Dollanin,drejtuesin artistik Rik Hoxha .Nga kjo trupë dualën mjaftë talente të shquarë, artisti  i humorit  Todi LLupi (Mjeshtër i Madh), këngëtarët,Xhevahire Dollani,Bruna Sota e Violeta Mashani, sportistët  Shpresa Toto,Vilson Gallani ,Kleanthi Pogaçe,Piro Mali,Sifi Pelari, Riza(Xake) Bakiu, Përparim Malaj,  e mjaftë të tjerë. Ishte mjaftë enegjik në punëe kudo ku nuk i shpëtonte asgjë syrit të tij të mprehtë .Nën kujdesi e tij organizoheshin edhe sesione shkencore  të cilat sillnin eksperienca të reja novative në teknologjinë e mekanikës .

Thanasi në shoqërimin e Ramiz Alisë, viti 1989

Interesoje  për jetën dhe shëndetin e punonjësve duke treguar  a kujdes për qëndrën shëndetësore të uzinës,   ngritur qysh në krijimin e uziës,duke e bërë model për të gjitha ndërmarrjet si motra në Shqipëri, e cila ishte  e kompletuar me mjek pathollog, gastrolog, stomatolog ,konsulencë për gratë ,infermjerë,etj. Kujtojmë këtu mjekun e palodhur  të ndjerin Aleks Llazarin i cili me punë  studimore shkencore krijoi arkivin dhe kartelat përkatëse për çdo punonjës.

Si njeri human Thanasi nuk linte asnjë rast pa shkuar në shtëpitë e punonjësve që kishin fatkeqësi apo të sëmurë.Stimulonte  dhe motivonte specialistët  novator dhe rracionalizator ,stimulonte shpirtin e garës mes turneve dhe reparteve dhe mbështeste organizatat e masave ,rininë dhe org profesionale.

Me ndryshimin e sistemit ekonomiko-shoqëror, Thanasi për disa vite kryen detyrën e Prefektit në Qarqet Elbasan e Gjirokastër, periudhë mjaftë e vështirë   të revoltave popullore të vitit të mbrapsht 1997. Atë fund viti doli në pension.Ai sakrifikoi më shumë se kush nga jeta e tijë, gjithçka ia kushtoi punës shoqërisë duke lënë edhe boshllëqe nga jeta e tij  familjare.

Edhe pse në pension Thanasi ishte mjaftë aktiv e energjik, i cili vazhdimisht merrte pjesë në takime e festa me ish kuadrot dhe punonjësit e Azotikut, duke ruajtur vlerat e tij si intelektual dhe drejtues me reputacion, jo vetëm në uzinë por edhe në rrjetet e gjera shoqërore.

Ai mbeti në memorjen e ish punonjësve dhe atyre me të ciët ka patur bashkpunim, si një ndër emrat model më të shquar e më të dashur, si bir i denjë i Myzeqesë..

Shpreh bindjen se ai as më pakë e as më shumë ishte një hero.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button