Lajme
Gjendet një trup i pajetë pranë spitalit “Memorial” në Fier
Një trup i pajetë është gjetur pasditen e kësaj të enjte në tokat bujqësore pranë spitalit “Memorial” në Fier. Bëhet me dije se trupi është i seksit mashkull, rreth 55 vjeç.
Kanë qenë banorët që kanë tokat në atë zonë që kanë pikasur rastësisht viktimën, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë.
Pasi kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, ekspertët kanë kryer ekzaminimet e para dhe kanë konstatuar se vdekja dyshohet se ka qenë natyrale dhe në trupin e viktimës nuk ka pasur shenja dhune.
Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së viktimës , dhe identifikimin e tij, ndërsa trupi i pajetë ndodhet në morgun e Spitalit të Fierit.