Lajme
Plagoset me thikë shqiptari në Greqi, 47-vjeçari në gjendje kritike në spital
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Greqi, në zonën e Varkizas.
Mësohet se jashtë një kafeneje, ka mbetur i plagosur me thikë një 47-vjeçar shqiptar.
I plagosuri është goditur në bark dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton rrethanat e ngjarjes.