Lajme

Miratohet buxheti i bashkisë së Fierit, këshilltarët e opozitës bashkojnë votat me PS-në

Me 34 vota pro, dy kundër dhe dy abstenim është miratuar mes debatesh në Këshillin Bashkiak Fier, buxheti i vitit 2025, vlera e të cilit është 2.7 miliardë lekë.

Kartonat jeshilë u ngritën me shumicë pas 6 orëve debate e diskutime veçanërisht për pikën 4 të rendit të ditës që kish të bënte me rritjen e pagave të kategorive të ulëta të administratës së bashkisë Fier. Rritja për këtë kategori bëhet vetëm me vendim të Këshillit të Ministrave ka thënë në fjalën e tij kryebashkiaku Subashi, ndaj çdo vendim i marrë më pare nga institucioni i bashkisë do të binte ndesh me ligjin.

Cest la vie

Debatet janë përqëndruar edhe te mostransmetimi “live”i mbledhjes gjë që është konsideruar si mungesë transparence nga këshilltarët e djathtë, te zbatimi i rregullores dhe funksionimi i komisioneve.

Ndërkohë buxheti i 2025-ës , më i madhi deri më sot për bashkinë e Fierit, do të ketë në fokus përmirësimin e shërbimeve publike, rikualifikimin urban të qëndrave të njësive administrative, përmirësimin e cilësisë së institucioneve arsimore dhe shëndetësore , pastrimin dhe rehabilitimin e kanaleve kulluese e vaditëse, etj. Nga ana tjetër borxhi i bashkisë Fier për këtë vit llogaritet në 90 milionë lekë i cili do të shlyhet në pjesën më të madhe të tij nga fondi i pakushtëzuar i qeverisë që arrin shifrën 64 milionë lekë.

Per pika te ndryshme te rendit te dites ka pasur votime dhe pro dhe kunder, ndersa per buxhetin dy kunder dhe dy abstenim. Nga opozita kane votuar kundër, Endri Jaupaj i Bashës dhe Kristian Kina i PL-së. Abstenuan Kreshnik Dapi i Partisise Socialdemokrate dhe Ilia Fili me pretendimin se buxheti i 2025- es është pa vizion, pa transparence, me perqindje te vogel investimesh dhe ne pjesen me te madhe te tij do te shkoje per pagat.

Burimi: shqiptarja.com

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button