Kinezi i Bankers, zhvatësi më i madh i të gjitha kohërave i pasurisë nëntokësore të shqiptarëve
Nje postim ne rrjetin social te Linkedin, i avokates Mirela Jorgo, ka vene ne dukje ne ditet e fundit te ketij viti, sesi miliarda dollare shfrytezohen nga te huajt nga pasurite nentoresore te Shqiperise.
Lexoni statusin e plote:
Kinezi 62-vjeçar Huanqin Xiao, administrator i Bankers Petroleum, kompani me pronarë të fshehur në offshore, është zhvatësi më i madh i të gjitha kohrave i pasurisë nëntokësore të shqiptarëve, gjithnjë me miratimin në heshtje të qeverive shqiptare.
Gjatë dy dekadave të operimit në Shqipëri, të ardhurat e Bankers nga nxjerrja e naftës janë rreth 4 miliardë euro. Kompania ka paguar zero taksa, pasi çdo vit manipulon dhe fryn shpenzimet. Kompania sajon shpenzimet deri nga më banalet, deri tek mësimi i gjuhës kineze, për të mos paguar taksat.
Vjedhja tronditëse e shqiptarëve është provuar nga disa raporte të KLSH. Është provuar nga AKBN, Albpetrol, nga disa vendime gjykatash të formës së prerë etj.