Kovaçi që i jep jetë metalit prej 60 vjetësh (Vido)
Ky është Agim Myftari. Është mjeshtri i metalit në Vlorë. Sot është 75 vjeç dhe këtë zanat e ka nisur që në moshën 15-vjeçare. Thotë se nuk e ka patur të trashëguar, por e ka filluar nga dëshira për të patur një punë.
Nga sot Thumanë-Kashar me pagesë! Ja tarifat për çdo kategori mjeti! Sa do paguhet për hyrje daljet në aeroportin e Rinasit
Festa mbaroi, nisin llogaritë! Si duhet të veprojmë me kaloritë e tepërta që kemi marrë
Arratisja e dy shqiptarëve/ Shpërthejnë mediat greke: Skandal! Të burgosurit e rrezikshëm ruheshin në siguri të ulët
101-vjetori i lindjes së aktorit të madh Kadri Roshi, një emër që nuk shuhet kurrë

Kujton se në atë kohë ka patur shumë të rinj të cilët ishin ndihmës kovaç. Ai nuk hoqi dorë dhe e mësoi profesionin. Pas rënies së diktaturës, vendosi që të qëndronte në të njëjtin vend ku ka hapur punishten e tij
Ndonëse është i moshuar, punën nuk e ka ndërprerë. Zanatin e kovaçit e cilëson të vështirë, por megjithatë gjatë këtyre viteve ka mundur që të nxjerrë të ardhura për të mbajtur familjen e tij.
Agimi thotë se gjatë punës së tij e ka patur shumë të rëndësishme komunikimin me klientët dhe që këta të fundit të mbeten të kënaqur. Në punishten pranë tregut të Vlorës punon me nipin e tij, të cilit ia ka trashëguar zanatin.
Kovaçi nga Vlora thotë se i vjen keq që nuk i sheh të rinjtë pranë këtij zanati, ndaj kërkon që mosha e re të nxitet drejt profesioneve.
Klan News