Sport

Një homazh për Luli Xherahun – Nga Ilirjan Gjika

Disa ditë më parë dhe pikërisht më 2 janar 2025 u nda nga jeta në Lion të Francës, Luli Xherahu, ish sportist dhe trajner i ekipeve të Klubit Sportiv Apolonia gjatë viteve 1950-1970.

Jo vetëm si njeri i fushës së sportit por edhe si qytetar ai ka qenë i njohur gjerësisht nga shoqëria dhe opinioni publik në Fier, Patos dhe më gjerë.I lindur në 16 gusht 1934, Luli Xherahu, do të jepte kontributet e tij në disa lloje sportesh.

Cest la vie

Si futbollist ai i përkiste brezit të viteve 60’ i cili do të bënte edhe konsolidimin e skuadrës së futbollit të Apolonisë, si një ekip simpatik, me qëndrushmëri dhe përvojë ku bënin pjesë djem të talentuar.

Kështu shkruan në faqen 60 të librin të tij ‘’Djemtë e Apolonisë’’ autori Kristaq Shtëmbari, i cili na jep midis të tjerave edhe formacionin e kësaj skuadre në sezonin 1960-1961 të Kampionatin Kombëtar të Futbollit (kat. II).

Midis emrave të njohur të futbollistëve Sabahudin Jahiqi, Aleksandër Kola, Mersin Gjoka, Nasi Papingu, Gani Zijai, Vllasi Toska, Isuf Maloku, Jani Panajoti, H. Luarasi dhe Hasan Mojushi, bie në sy edhe ai i Luli Xherahut.

Por përveç futbollit, Luli Xherahu, do të angazhohej edhe në sportin e mundjes, fillimisht si sportist dhe më pas si trajner i ekipit të Apolonisë.

Po kështu edhe në jetën familjare dhe shoqërore ai do të spikaste për modelin e veçantë të sjelljes që rrezatonte vlera, kulturë dhe qytetari.

Edhe në Patos ku punoi fillimisht si dhe më pas në TEC apo Azotik, Luli Xherahu, do të gëzonte respektin e kolegëve për aftësitë profesionale dhe cilësitë e tij humane.

Ndërkohë ndarja nga jeta e Luli Xherahut ka sjellë jo vetëm dhimbje te bashkëqytetarët dhe bashkëkohësit që e kanë njohur, por edhe nostalgjinë e opinionit publik ndaj kujtimin të një brezi të papërsëritshëm dhe me kontribute që po ikën dalngadalë.

* Fotografi:

1-Veteranët e ekipit të futbollit të Apolonisë së viteve 1960-70.

2-Ekipi i mundjes së Apolonisë në vitet 1970. Në rreth Luli Xherahu.

© Familja dhe FieriSot.com

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button