Njerëzit e punës
I riu fierak thyen rekord, 340 tonë luleshtrydhe të eksportuara drejt BE, në pak javë
Prodhimet shqiptare po fitojnë gjithnjë e më shumë terren në tregjet ndërkombëtare, dhe ashtu si çdo vit edhe këtë sezon një histori suksesi vjen nga kompania “AGROPLANT Olsi Hamataj”.
Që nga fillimi i sezonit, kjo kompani ka grumbulluar mbi 90% të luleshtrydheve të zonës, dhe ka eksportuar mbi 340 tonë drejt vendeve të BE-së, çka dëshmon për një cilësi të lartë e të garantuar për konsumatorët evropianë.