Njerëzit e punës

Bujqësi me fruta ekzotike, fermeri nga Divjaka gjen sekretin e eksporteve të sigurta: Më favorizojnë ndryshimet klimatike!

Divjaka është zona që njihet për prodhimet bujqësore dhe që zë vendin kryesor për eksporte në të gjithë Europën.

Por veç perimeve tradicionale fermerët po kultivojnë edhe fruta ekzotike. Irakli Shkoza, ky fermer 75 vjeçar nga Divjaka prej shumë vitesh ka nisur eksperimentin.

Cest la vie

Tani pas 15 vitesh ka arritur të kultivojë me sukses 15 lloje frutash ekzotike si frutin e pasionit, avokado, papaja, guava, frutin e dragoit apo grejp frutin.

Ndryshimet klimaterike kanë sjellë favorizimin e pjekjes se bimëve tropikale, thotë Irakliu që në zonë njihet si fermeri që ka eksperimentuar prej një dekade me këto fruta.

Hapësirë reklamuese

Por pavarësisht punës disa vjeçare që ka nisur, fermeri thotë se nuk ka pasur asnjëherë ndihmë institucionale qofte edhe më një studim të mirëfilltë që të masivizohet mbjellja e tyre. Gjithçka që i mbetet është pasioni për t’i kultivuar e pasur si aset të oborrit të tij.

VIDEO

Top Channel

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button