Mësuesja fierake, Alkida Mehmeti, shpreh ambicjen për tu bërë pjesë e listës së deputetëve të PD

Mësuesja Alkida Gani Mehmeti, me një përvojë 19-vjeçare në arsim dhe një angazhim të gjatë në strukturat e Partisë Demokratike, ka shpallur kandidaturën e saj për Primaret e PD-së në Qarkun e Fierit.

E lindur dhe rritur në Fier, ajo thekson rëndësinë e të rinjve dhe ringritjes së arsimit si prioritetet kryesore të saj.
Mehmeti shpreh besimin në një Shqipëri demokratike dhe të pavarur, ku të rinjtë të zgjedhin të jetojnë dhe të kontribuojnë.
Ajo i uron suksese të gjithë kandidatëve dhe e cilëson fitoren e 11 majit si shpërblimin e vetëm për demokratët dhe qytetarët që presin ndryshimin.
Ja statusi i plotë në rrjetet sociale:
Të dashur qytetarë ,motra dhe vëllezër patriotë e patriote, ju miq e mbështetës të Partisë Demokratike të Shqipërisë kudo ndodheni anekẽnd botës!
Unë Alkida Gani Mehmeti , me profesion Arsimtare prej 19 vitesh lindur dhe rritur në Fier, jam mbesë e krahinës së Çamërisë nga ku është dhe prejardhja e gjysherve të mi. Lindur dhe rritur në qytetin e Fierit, jam bashkëshorte dhe nënë e dy vajzave të vogla.
Rrugëtimi im politik ka filluar si pjesë e Forumit Rinor, e mandej si studente e deri më sot duke patur pozicione të ndryshme në strukturat e degës Fier.
Në zgjedhjet lokale të vitit 2023 shpalla kandidaturën për anëtare të Këshillit Bashkiak me dëshirën për të përfaqësuar zërin e qytetarëve në Parlamentin e qytetit. Në të gjithë historikun e përfshirjes time në Partinë Demokratike do theksoja si momentin me të veshtirë dhe plot sfida periudhën prej zgjedhjeve të vitit 2021 e deri më sot, gjatë së cilës ky rrugetim më ka frymëzuar për të qenë zeri i mijëra zemrave të tradhetuara , qindra duarve te zgjatura dhe mijëra syve që ndjellin shpresën e fitores së Partisë Demokratike në 11 maj.
Gjithmone kam synuar të jem e drejtë,dhe pse kam ndjekur rrugën e vështirë por besimi në Zot, mbështetja e familjes dhe të dashurve të mi, më ka sjellë këtu ku jam sot.
Pranoj që në rrugëtimin tim cilindo që kam takuar me ka dhenë një mundësi për ti ngjitur shkallët plot vlerë dhe dinjitet.Sot shpall kanditaturën për Primaret e Partisë Demokratike ,për Qarkun e Fierit në kuadër të zgjedhjeve të 11 Majit .
Misioni im primar janë të rinjtë, ringritja e arsimit me themele të forta kombëtare dhe me një vizion të qartë, shumë vjeçar, që duhet t’i bashkangjitet një plan veprimi kombëtar.
“Vizioni im është që të kemi nje Shqipëri të pavarur, demokratike, kur të rinjë midis qindra mundësive të zgjedhin Shqipërinë për të jetuar dhe kontribuar.Suksese të gjithë kandidatëve në rrugën drejt fitores.
Fitorja është shpagimi i vetëm për demokratët dhe qytetarët që presin me padurim rrotacionin e shumëpritur! Së bashku drejt Fitores✌🏼