Uncategorized

Balluku: Ndërtimi i ujësjellësit të ri në Fier do të sigurojë furnizim të qëndrueshëm

Ndërtimi i ujësjellësit të ri të Fierit do të përmirësojë furnizimin me ujë të pijshëm për të gjithë qytetarët.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku pa nga afër punimet për ndërtimin e tij.

Cest la vie

“Një investim i rëndësishëm që do të përmirësojë furnizimin me ujë të pijshëm për të gjithë qytetarët”, tha ajo.

Ndërtimi i ujësjellësit të Fierit është pjesë e programit “Infrastruktura bashkiake V”.

Hapësirë reklamuese

Programi “Infrastruktura bashkiake V”, është një program i financuar nga qeveria gjermane, nëpërmjet KfW, qeverisë zvicerane nëpërmjet SECO, Bashkimi Europian nëpërmjet WBIF dhe IPA si dhe qeveria shqiptare.

Mirëmëngjes!☀️ 🚧 Me punimet për ujësjellësin e ri të Fierit. Një investim i rëndësishëm që do të përmirësojë furnizimin me ujë 💧 të pijshëm për të gjithë qytetarët.

Posted by Belinda Balluku on Thursday, February 20, 2025

Shkodra, Lezha, Elbasani, Fieri, Berati dhe Vlora janë qytetet të cilat po përfitojnë nga ky program, ndërsa pjesë e tij janë edhe ndërtimi i impiantit të trajtimit të ujërave të ndotura për qytetet Berat dhe Shkodër, si dhe përmirësimi i nivelit të trajtimit të ujërave të ndotura në qytetin e Lezhës.

Në përfundim të investimeve të tij, në të gjitha qytetet do të përfitohen rreth 266 kilometra rrjet i ri ujësjellësi, 17,4 kilometra rrjet i ri kanalizimesh, 14 mijë lidhje të reja dhe rehabilitim i lidhjeve ekzistuese konsumatorësh, si dhe rreth 13 mijë matësa të rinj të instaluar. Investimet do t’i shërbejnë me rrjet të ri ujësjellësi një popullsie prej rreth 470 mijë banorësh si dhe rreth 88 mijë banorë me rrjet kanalizimesh të përmirësuar.

/r.e/

Rimed

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button