Lajme

Ish-kandidatja për deputete ‘shpërthen’ ndaj Gaz Bardhit, kërkon rikthimin e Luan Baçit: Ndryshe humbja është e sigurtë

Ish-kandidatja për deputete dhe ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike në Fier, Zamira Mernica, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit brenda PD-së dhe mbajtjen e Primareve.

Ajo ka kritikuar vendimin për zëvendësimin e Luan Baçit me Gazmend Bardhin si drejtues politik në këtë degë.

Cest la vie

Në një postim në rrjetet sociale, Mernica e cilëson këtë vendim si një gabim, teksa shton se me zëvëndësimin e Baçit me Bardhin është vulosur humbja e PD.

I nderuar Z. Luan Baci, ti kurrësesi nuk duhet të ishe zëvendësuar me Gazmend Bardhin, pa patur diçka personale, por në gjykimin tim PD vulosi humbjen në Fier me Drejtuesin Politik që ndihmoi në shkatërrimin e PD vite më parë, njëjtë si në atë kohë me gaz dhe me hunj”, shkruan ajo ndër të tjera.

Hapësirë reklamuese

Reagimi i plotë:

Si ish Kandidate për Deputete, ish Nën/Kryetare e Partisë Demokratike Dega Fier e vëmendshme në zhvillimin e Primareve, dua të shpreh mendimin tim në këtë situatë ndoshta vendimmarrëse për të ardhmen e PD, e duke drejtuar gishtin drejt “Armikut Tim” Politik.

I nderuar Z. Luan Baci, ti kurrësesi nuk duhet të ishe zëvendësuar me Gazmend Bardhin, pa patur diçka personale, por në gjykimin tim PD vulosi humbjen në Fier me Drejtuesin Politik që ndihmoi në shkatërrimin e PD vite më parë, njëjtë si në atë kohë me gaz dhe me hunj.

Z. Baci më detyrohesh mua si kundërshtare, dhe gjithë demokratëve të ndershëm të Fierit që ta shpëtosh PD e t’ua rikthesh dinjitetin.

Rimed

Të uroj suksese.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button