Zëvendësambasadori i Britanisë së Madhe John Walker si dhe Rovena Demaj, menaxhere projekti pranë Ambasadës britanike, të shoqëruar nga drejtori i përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose, zhvilluan një vizitë në burgun e Fierit.
- Rama publikon pamje nga Spitali Memorial i Fierit: Mbi 300 ndërhyrje kirurgjikale në fillim të 2026-ës
- LAJM I FUNDIT/ Lëkundje të forta tërmeti në Elbasan, ndihen edhe në Fier
- Vodhi portofolin në një dyqan të Fierit, policia shpall në kërkim 45 vjeçarin
- Nxënësit e Gjimnazit Janaq Kilica prezantojnë krijimet e tyre në Festivalin e Shkencave
- 𝐋𝐞𝐟𝐭𝐞𝐫𝐢 𝐒𝐢𝐥𝐨, 𝐚𝐫𝐭𝐢𝐬𝐭𝐣𝐚 𝐪ë 𝐮 𝐫𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐣𝐞𝐭𝐨𝐢 𝐦𝐞 𝐤ë𝐧𝐠ë𝐧 𝐟𝐢𝐞𝐫𝐚𝐤𝐞
Në këtë vizitë morën pjesë edhe tre drejtorë të IEVP-ve të tjera, që sipas Qoses, “erdhën për të parë nga afër projektet e realizuara në Fier dhe për të marrë modele që mund të përshtaten në institucionet që ata drejtojnë”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Qose theksoi se “palestra dhe ambientet e posaçme për zhvillimin e kurseve profesionale, si ai për instalime elektrike, janë financuar nga Qeveria britanike përmes Ambasadës britanike në Tiranë, si pjesë e mbështetjes së tyre të vazhdueshme për përmirësimin e kushteve në sistemin penitenciar dhe forcimin e komponentit të rehabilitimit”.

“Këto kurse i pajisin të dënuarit me aftësi të nevojshme për tregun e punës dhe u japin një mundësi konkrete për të ndërtuar një të ardhme ndryshe”, shkruan Qose.
Drejtori i Burgjeve nënvizoi se certifikatat që lëshohen pas përfundimit të tyre kanë të njëjtën vlerë si ato që merren jashtë burgut, pasi në dokument nuk përcaktohet vendi ku është zhvilluar kursi.

Qose shprehu falënderimet për Ambasadën britanike për këtë kontribut domethënës dhe për partneritetin e vazhdueshëm në drejtim të humanizimit dhe modernizimit të sistemit korrektues.





