Gjykata e Apelit në Tiranë zbuti masën nga paraburgim, në ‘arrest shtëpiak’, për dy prej të arrestuarave në skemat e mashtrimit me platformën Xuex në Lushnjë dhe Divjakë, Brunilda Todi dhe Brunilda Ndini.
- Flet trajneri indian i fierakëve: Apolonia do të ngrihet, objektivin e dinë të gjithë
- Zegjine Çaushi: “Bëre plazh e fjete gjumë”/ Xhelal Mziu ia kthen: “Kur Zegjineja të jep këshilla, është standart i lartë”
- Makina del nga rruga në bypass-in e Fierit, drejtuesi i mjetit transportohet në spital
- Për herë të parë në Spitalin Memorial Fier, kryhet me sukses ndërhyrja e avancuar në aortë
- Rama publikon foton me presidentin amerikan Donald Trump dhe ironizon: Ndoshta s’del që është AI
Po ashtu, Apeli shoi masën “detyrim paraqitje” edhe për Emanuel Taullaun.
Vendimin e Shkallës së Parë e ankimua edhe Arbër Çela dhe Marius Kodra, por Apeli e la të pandryshuar, masën ndaj tyre “arrest në burg”.
Të gjithë të përfshirët në mashtrimet masive online përmes Xuex u arrestuan më 14 shtator, pas ngritjes së shqetësimit nga deputeti Erion Braçe, dhe të tjerë qytetarë, të cilët investuan mijëra euro në një skemë që funksiononte si piramidë.

