Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi sot se, si pasojë e reshjeve intensive të shiut që kanë përfshirë disa zona të vendit, strukturat në varësi të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor janë në gatishmëri të plotë 24/7 dhe po monitorojnë situatën në kohë reale.
- LAJM I FUNDIT/ Lëkundje të forta tërmeti në Elbasan, ndihen edhe në Fier
- Vodhi portofolin në një dyqan të Fierit, policia shpall në kërkim 45 vjeçarin
- Nxënësit e Gjimnazit Janaq Kilica prezantojnë krijimet e tyre në Festivalin e Shkencave
- 𝐋𝐞𝐟𝐭𝐞𝐫𝐢 𝐒𝐢𝐥𝐨, 𝐚𝐫𝐭𝐢𝐬𝐭𝐣𝐚 𝐪ë 𝐮 𝐫𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐣𝐞𝐭𝐨𝐢 𝐦𝐞 𝐤ë𝐧𝐠ë𝐧 𝐟𝐢𝐞𝐫𝐚𝐤𝐞
- Ishulli i riprodhimit nën ujë, shpëtohet folezimi i pelikanit kaçurrel në Karavasta
Në një njoftim për mediet, MSHMS theksoi se “institucionet shëndetësore po kryejnë monitorim të vazhdueshëm të situatës, verifikim të infrastrukturës, pajisjeve dhe rezervave të medikamenteve”.
Gjithashtu po kryhet koordinim i ngushtë me pushtetin vendor dhe strukturat e emergjencave civile, si dhe aktivizim i plotë i shërbimeve spitalore të urgjencës.
“Spitalet rajonale e bashkiake raportojnë se rezervat kritike (medikamente, material mjekësor, ujë të pijshëm, karburant për gjeneratorë) janë të siguruara dhe gati për përdorim”, theksoi MSHMS.
Në zonat me reshje më të dendura Kurbin, Mat, Lezhë, Shkodër, Malësi e Madhe, Tropojë, Kukës dhe Has aktualisht nuk ka problematika në ofrimin e shërbimeve shëndetësore dhe me funksionim normal të strukturave.
OSHKSH mbetet në komunikim të pandërprerë për çdo rast emergjent dhe situatë që kërkon ndërhyrje të menjëhershme.
MSHMS u bën apel qytetarëve të ndjekin njoftimet zyrtare dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme në zonat e rrezikuara.




