Home Lajme nga Fieri Bashkia e Fierit organizon Iftar për besimtarët Musliman. Subashi: Zoti jua pranofte...

Bashkia e Fierit organizon Iftar për besimtarët Musliman. Subashi: Zoti jua pranofte sakrificën

Mbremjen e sotme Bashkia Fier me në krye kryetarin Armando Subashi organizuan një iftar për besimtarët me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, duke vijuar kështu një traditë të përvitshme.

Na ndiqni në Instagram

Të pranishëm në këtë event ishin Myftiu Mikel Hazizolli dhe përfaqësues të komunitetit, të cilët ndanë urimet e tyre për një agjërim të lehtë dhe vepra të pranuara.

Ky iftar shërbeu si një moment reflektimi dhe bashkimi për të gjithë besimtarët, duke përçuar mesazhin e paqes, dashurisë dhe ndihmës së ndërsjelltë.

Bashkia Fier vazhdon të mbështesë dhe të promovojë vlerat e harmonisë fetare dhe bashkëjetesës në qytetin tonë.