Home Lajme nga Fieri Aksident i rëndë në aksin Fier–Berat, përplaset automjeti me mjet bujqësor

Aksident i rëndë në aksin Fier–Berat, përplaset automjeti me mjet bujqësor

Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Fier–Berat, pranë fshatit Velmish.

Na ndiqni në Instagram

Një automjet tip “Benz”, me drejtues shtetasin Josif Shkëmbin, është përplasur me një mjet bujqësor tip Zetor.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit bujqësor, i identifikuar si Ani Hazizi, i cili është transportuar me urgjencë drejt Qendrës Shëndetësore të Roskovecit për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Burime bëjnë me dije se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit dhe për disiplinimin e trafikut.

Aksi Fier–Berat konsiderohet një “njollë e zezë”, për shkak të aksidenteve të shumta që ndodhin në këtë segment rrugor, disa prej të cilave kanë përfunduar me pasoja fatale.